Rajs: Maqedonia e gatshme
për të hyrë në NATO

Rajs: Maqedonia e gatshme <br />për të hyrë në NATO
Maqedonia është e gatshme për anëtarësimin në NATO dhe Aleanca duhet të mbetet e hapur për të pranuar anëtare të rinj-ka vlerësuar ish Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoleza Rajs gjatë një seminari në Uashington të titullluar “ Lidershipi,Roli kritik I politikës së jashtme amerikane”,organizuar nga Fondacioni “Heritage”
“Unë besoj se NATO duhet të mbetet e hapur për çdo demokraci evropiane që dëshiron të bashkohet me aleancën, sepse ajo nuk është themeluar për të qenë një klub i mbyllur, por si një mekanizëm i sigurisë kolektive për demokracitë që punojnë në këtë drejtim “ u shprej Rajs.

“Edi se njerëzit janë ende duke u përpjekur për të zgjidhur këtë çështje, ndoshta kjo edhe do të zgjidhet. Por unë angazhohem për integrimin e çdo vendi evropian që është i gatshëm dhe mendoj se Maqedonia është e gatshme", deklaroi  diplomatja e parë amerikane në administratën e presidentit të mëparshëm Xhorxh Bush, duke u përgjigjur një pyetje te kryetarit të DBM-së, Meto Kolovski për perspektivat e Maqedonisë në NATO
Ajo kujtoi Samitin e Bukreshtit ku NATO premtoi se Maqedonia,Ukraina dhe Gjeorgjia se shpejti do bëhen anëtarë të saj.

“NATO dhe BE kanë punuar shumë për të lehtësuar tranzicionin e këtyre vendeve që pas rënies së kmunizimit dhe për tu integruar në Europë” tha më tej Kondoleza Rajs e cila sot punon si bashkëpunëtore e vjetër pranë Institucionit Hoover dhe pedagoge e ekonomisë politike në Shkollën e Biznesit dhe Shkencës Politike ne Universitetin Stanford.

Maqedonisë iu refuzua anetarësimi në NATOS ne samitin e Bukureshtit në 2008 për shkak te vetos së Greqisë pas problemeve mes dy vendeve lidhur me cështjën e emrit. Maqedonia vazhdon të mbetet skeptike për të marrë ftesën për anëtarësim edhe në Samitin e Cikagosë në korrik të këtij viti për shkak të problemeve ende të pazgjidhura me shtetin fqinjë Greqine.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje