Raketa amerikane që mund të ringjallë luftën e ftohtë. Rusia dhe Kina kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të KS (VIDEO)

Rusia dhe Kina dëshirojnë të shohin qartë projektin amerikan për të zhvilluar raketa me rreze të mesme veprimi.

Kjo është arsyeja pse ata kërkuan që një seancë e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB që do të zhvillohet të enjten.

Pentagoni tre ditë më parë tha se kishte bërë një provë me një raketë nga ishulli i San Nicolas, e cila goditi një objektiv 500 km larg.

"Testi është përgatitur për një kohë të gjatë - tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, shumë kohë përpara 2 gushtit, kur skadoi zyrtarisht traktati. Ne kemi dyshuar për proven raketore që në muajin tetor, kur John Bolton na tha se Trump e shihte të nevojshme për t'u tërhequr nga traktati. Nuk ishin një ftesë për dialog por një vendim i pakthyeshëm i marrë tashmë".

Tani rreziku i një gare të re për armatim të vërtetë, Trump dhe Putin kanë vendosur të shkatërrojnë traktatin (Inf), të nënshkruar në vitin 1987 nga Ronald Reagan dhe Michail Gorbachev, i cili kufizoi përdorimin e armëve bërthamore dhe konvencionale, duke i dhënë fund Lufta e Ftohtë

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë