Raketa balistike,SHBA e Koreja e
Jugut demostrim force Koresë së Veriut

Raketa balistike,SHBA e Koreja e<br />Jugut demostrim force Koresë së Veriut
Amerika dhe Koreja e Jugut i kanë dhënë një demonstrim force Koresë së Veriut pas lëshimit të raketës balistike nga këta të fundit.

Më shumë se 10 aeroplanë amerikanë, japonezë dhe koreanojugorë të armatosur me municion të vërtetë fluturuan mbi Gadishullin Korean.

Pentagoni tha se aeroplanët praktikuan aftësitë e tyre sulmuese duke lëshuar predha në një poligon të Koresë së Jugut.

Komanda amerikane e Paqësorit tha se “ruan aftësinë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi në Azi-Paqësor në momentin që do të merrte njoftimin.”

Manovrat zhvillohen si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të premten nga Koreja e Veriut të një rakete me rreze të mesme veprimi mbi Japoni, e dyta në më pak se një muaj.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza