Tensionohen marrëdhëniet mes Koresë së Veriut SHBA dhe Koresë së jugut. 

Testi i raketës balistike me rreze të mesme veprimi të ndërmarrë këtë të dielë rezultoi i suksesshëm.

Ishte ky njoftimi që dha diktatori i koresë së veriut Kim Yong ndërsa një veprim i tillë shkkatoi reagimin e menjëhershëm të Wshingtonit dhe Japonise dhe Seulit duke kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara.

Ky është provokimi i parë që diktatori Kim ka ndërmarrë që në kohën kur Donald Trump erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ditën e djeshme mediat raportuan se raketa e lëshuar kishte kapacitet të mbante edhe armë bërthamore  dhe ëhstë hedhur qëllimisht me një kënd të gjërë.Tensionet janë rritur në Gadishullin Korean, që në kohën kur udhëheqësi  Kim, muajin e kaluar, tha se vendi është afër testimit të një rakete balistike interkontinentale.

Gjatë një vizite në Korenë e Jugut, javën e kaluar, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se çdo përdorim i armëve bërthamore nga Koreja e Veriut do ta ketë “përgjigjen e duhur”.

Ndërkohë Rezolutat e Kombeve të Bashkuara i ndalojnë Koresë së Veriut të kryejë prova me raketa balistike. Prova e së dielës është dënuar fuqishëm edhe nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com