Raketa e Koresë së Veriut, Trump
sfidon: Nuk ka për të ndodhu

Raketa e Koresë së Veriut, Trump<br />sfidon: Nuk ka për të ndodhu
Presidenti i zgjedhur  i SHBA Donald Trump ka hedhur poshtë pretendimin e Koresë së Veriut e cila ka deklaruar se është në fazën përfundimtare për të zhvilluar raketa të cilat kanë aftësi të godasin Amerikën.

Në një postim në rrjetin social twitter manjati është shprehur se pretendimi i Koresë së Veriut  nuk ka për të ndodhur

Nuk ishte e qartë nëse Trump ka shprehur dyshime rreth aftësive bërthamore të Koresë së Veriut ose nëse është duke planifikuar veprime parandaluese.

Por Trump nuk ngurroi të qortonte Kinën e cila sipas tij ka dështuar për të frenuar aleatin e saj Korenë e Veriut.

"Kina ka  përfituar nga Shtetet e Bashkuara sasi të mëdha parash e pasurie prej një tregtie totalisht të njëanshme, por ama me Korenë e Veriut nuk ndihmon. Bukur ”, shkruan Trump.

Nga ana tjetër ministria e Jashtme kineze u përgjigj duke kujtuar se përpjekjet e Pekinit për denuklearizimin e gadishullit korean janë të qarta . Kina, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, ka marrë pjesë aktive në diskutimet e OKB-së e i është bashkuar miratimit të disa rezolutave. 

Ndërkohë gjatë një mesazhi në një television,diktatori i Koresë së Veriut Kimi vetë deklaroi se Peniani ishte shumë pranë testimit të raketave me rreze të gjatë veprimi, të afta të pajisen me koka bërthamore.

Koreja ka kryer dy testime nukleare vitin e kaluar, por asnjë testim i raketave ndërkontinentale me koka bërthamore nuk i ka rezultuar i suksesshëm. Ndonëse deklaratat e Kim kanë shkaktuar shumë frikë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf