Raketa kineze jashtë kontrollit, Pentagoni në ndjekje të saj

Raketa kineze jashtë kontrollit, Pentagoni në ndjekje të saj

Pas deklaratës së Institutit të shkencave teknologjike në Pisa të Italisë se raketa kineze Lunga Marcia 5B, është në rënie të pakontrolluar, Pentagoni ka deklarua se po ndjek nga afër atë dhe do të ndihmojë në rikthimin në atmosferën e Tokës këtë fundjavë, ndërkohë që ka ngritur shqetësime se si mund të ndikojnë mbeturinat e saj në atmosferë.

Raketa kineze pritet të hyjë në atmosferën e Tokës "rreth 8 majit", është theksuar në një deklarate nga zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes Mike Howard, i cili tha se Komanda Hapësinore e SHBA po ndjek trajektoren e raketës.

 "Pika e saktë e hyrjes së raketës në atmosferën e Tokës" nuk mund të përcaktohet brenda disa orësh nga rikthimi, por Skuadrilja e 18-të e Kontrollit Hapësinor do të sigurojë azhurnime të përditshme mbi vendndodhjen e raketës përmes faqes në internet.

Raketa u përdor nga kinezët për të lëshuar modulin e parë të stacionit hapësinor Tiangon, javën e kaluar. Ndërsa shumica e pjesëve të këtyre objekteve digjen në atmosferë, madhësia e raketës rreth 22 tonë - ka nxitur shqetësimin se pjesë të mëdha mund të hyjnë përsëri në tokë  dhe të shkaktojnë dëme nëse godasin zonat e banuara.

Ne presim që ajo të hyjë në atmosferë diku midis tetë dhe 10 majit. Dhe në atë periudhë dy ditore, ajo mund të përshkojë botën rreth e përqark 30 herë, pasi ajo aktualisht udhëton me një shpejtësi rreth 18,000 milje në orë u shpreh për CNN një ekspert i Pentagonit.  I cili theksoi se oqeani mbetet basti më i sigurt se do të bien mbeturinat, vetëm sepse zë pjesën më të madhe të sipërfaqes së Tokës.

Shqetësimi për mbeturinat e hapësirës vjen pasi Kina nisi modulin e parë të stacionit të saj hapësinor të planifikuar të Enjten e kaluar nga vendi i nisjes Wenchang.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet