Raketa mbi pallate në Londër për Lojërat Olimpike

Raketa mbi pallate në Londër për Lojërat Olimpike
LONDER – Në kuadrin e masave të sigurisë për Lojërat Olimpike, ministria britanike e mbrojtjes po vlerëson opsionin e vendosjes së raketave tokë-ajër në blloqe apartamentesh në disa pjesë të Londrës.

700 banorëve të një pallati të madh në Londrën lindore, për shembull, u ka ardhur një njoftim ku thuhet se një sistem raketor do të vendoset mbi depozitën e ujit të pallatit.

E qartë që për banorët nuk ka qenë lajmi më i mirë i mundshëm. “Po u lëshua një raketë që këtu, e gjithë kjo zonë e qytetit do mbushet me copëza që shpërndahen nga shpërthimi”, tha një banor. “Ata thonë se kjo do përdoret vetëm si mundësi e fundit, por gjithsesi lëshimi i një rakete do shpërndajë inerte në gjithë zonën, kur e lexova njoftimin fillimisht mendova se ishte shaka”.

Banorët janë njoftuar se ushtria do të zhvillojë një provë duke vënë raketa të shpejtësisë së lartë në çati, mbi apartamentet e tyre dhe në ndërtesë do të ketë prezencë ushtarake dhe policore të pandërprerë.

Dokumenti që u ka ardhur banorëve thotë se, nëse pas provës qeveria vendos ta zbatojë planin, atëherë ushtarët do të qëndrojnë për dy muaj në zonë deri në Lojërat Olimpike. Në fletëpalosje thuhet se raketat nuk do të përbëjnë rrezik për banorët dhe ato do lëshohen vetëm me urdhër nga nivelet e larta ushtarake në rast të nodnjë rreziku ekstrem.

(Në foto zona ku mendohet të vendoset raketa)

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari