Raketat bërthamore, Kim Jong Un
kërcënon sërish, shtohen tensionet

Raketat bërthamore, Kim Jong Un<br />kërcënon sërish, shtohen tensionet
KORE E VERIUT- Shtohen tensionet mes Koresë dhe Veriut dhe pjesës tjetër të botës.
 
Mediat raportojnë se Pheniani ka lëshuar një tjetër raketë në ujërat japoneze, por testi ka dështuar.
 
Zyrtarët e Seulit raportojnë se ende nuk dihet sesa raketa janë hedhur dhe se çfarë po testohej.
 
Shteti komunist e ka të ndaluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara të kryejë teste balistike apo bërthamore por kjo nuk e ka frikësuar diktatorin Kim Jon Un pasi ai ka testuar 4 raketa deri më tani.
 
Pheniani besohet se po ndërton një raketë balistike ndërkontinentale, me të cilën të mund të sulmojë SHBA-të.
 
Herë pas here Koreja e Veriut kritikohet nga SHBA, fqinji Koreja e Jugut si dhe OKB. Dhe Provokimi i ri vjen pikërisht pas paralajmërimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, se do të konsideronin opsionin ushtarak nëse Pheniani do të kërcënonte Jugun apo forcat amerikane.
 
Tensionet shtohen edhe më tej pasi në fillim të prillit presidenti Trump pritet të takohet ne Florida me homologun kinez Xi Jinping.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë