Qyteti ukrainas Odesa në errësirë. Kjo pasi sulmet me dorën të ushtrisë ruse të ndodhura gjatë mbrëmjes goditën infrastrukturën energjetike të qytetit.
“Për momentin qyteti nuk ka energji elektrike. Situata është e vështirë, por mbetet nën kontroll”, njoftoi në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Kirill Tymoshenko.
Autoritet ukrainase njoftojnë se ekipet e riparimit po punojnë për të rivendosur furnizimin me energji për objektet kritike të infrastrukturës, si spitalet, sistemi i furnizimit me ujë, objektet e trajtimit të ujit, ndërsa konsumatorët familjarë mund të duhet të presin më gjatë për rivendosjen e shërbimeve të furnizimit me energji për shkak të shkallës së madhe të shkatërrimeve.
Qeveria e Kievit e vlerëson përpjekjen dhe një rol të mundshëm nga Selia e Shenjtë për një marrëveshje paqeje në të ardhshmen me Rusinë, por thotë se ende nuk ka ardhur koha për ndërmjetësim, dhe Ukraina thotë se fajtori i vetëm për këtë situatë është presidenti rus Vladimir Putin. Këto deklarata erdhën nga ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba para gazetarëve në Selinë e Shenjtë, i cili ndodhet në një mision me ambasadën ukrainase.
“Nëse doni paqe, mos dërgoni raketa çdo javë për të shkatërruar infrastrukturat tona, mos vazhdoni të dërgoni ushtarë për të pushtuar qytetet tona, mos aneksoni territore që u përkasin të tjerëve”, tha Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba para gazetarëve në një mision me ambasadën ukrainase në Selinë e Shenjtë.
“Do të vijë koha e ndërmjetësimit dhe nëse Selia e Shenjtë dëshiron të marrë pjesë, do të jetë e mirëseardhur”, shtoi ai.
Mbrëmë e djeshme disa rrjete dhe pajisje kryesore të tensionit të lartë u dëmtuan në sulmin me dron të Rusisë ndaj objekteve energjetike në rajonin e Odesës.
Deklarata përkatëse është bërë nga Ukrenergo National Poëer Company në Facebook , raporton Ukrinform.
“Mbrëmë armiku nisi sulme të reja ndaj objekteve energjetike në rajonin e Odesës. Disa rrjete dhe pajisje kryesore të tensionit të lartë u dëmtuan. Si rezultat, konsumatorët në Odesa dhe rajonin e Odesës mbetën pa energji elektrike”, thuhet në raport.
Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg ka frikë se luftimet në Ukrainë mund të kthehen në një luftë midis Rusisë dhe Aleancës Atlantike, ai e deklaroi këtë gjatë një intervistë për transmetuesin norvegjez “NRK”, dje.
“Nëse gjërat shkojnë keq, ato mund të shkojnë tmerrësisht keq...Është një luftë e tmerrshme në Ukrainë. Është gjithashtu një luftë që mund të bëhet një luftë e madhe e plotë midis NATO-s dhe Rusisë. Ne po punojmë çdo ditë për ta shmangur”, vijoi ish-kryeministri norvegjez, duke nënvizuar:
“Nuk ka dyshim që një luftë e vërtetë është një mundësi. Për këtë arsye, është e rëndësishme të shmanget një konflikt që përfshin disa vende të Evropës dhe që bëhet një luftë e vërtetë në Evropë".
Qeveria e Kievit e vlerëson përpjekjen dhe një rol të mundshëm nga Selia e Shenjtë për një marrëveshje paqeje të ardhshme me Rusinë, megjithëse për Ukrainën nuk ka ardhur ende koha për ndërmjetësim.
“Nëse doni paqe, mos dërgoni raketa çdo javë për të shkatërruar infrastrukturat tona, mos vazhdoni të dërgoni ushtarë për të pushtuar qytetet tona, mos aneksoni territore që u përkasin të tjerëve”, tha Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba para gazetarëve në një mision me ambasadën ukrainase në Selinë e Shenjtë.
“Do të vijë koha e ndërmjetësimit dhe nëse Selia e Shenjtë dëshiron të marrë pjesë, do të jetë e mirëseardhur”, shtoi ai.
Nese vertet doni paqe atehere mos dergoni armet ne Ukraine por i ulni te dyja palet ne tavoline per bisedime se po shkaterrohet nje vend i tere dhe po vriten njerez te pafajshem vetem e vetem per interesat e fuqive te medha qe e kane bere katrahure boten
PërgjigjuNuk pranoni as bisedime per paqe por derkohe qaheni andej e ketej nuk ju duket sikur po e kerkoni vete si breahka te nallbani ?
Përgjigju