Raki dhe verë pa etiketa/ AKU gjobit me mbi një milion lek biznesin në Dibër, bllokon magazinën dhe 979 litra pije alkolike

Raki dhe verë pa etiketa/ AKU gjobit me mbi një milion lek biznesin në Dibër, bllokon magazinën dhe 979 litra pije alkolike

Gjatë kontrolleve të ushtruara, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 979 litra pije alkolike dhe gjobitur me 150,000 lekë pronarin e një bar-restoranti në Dibër.

Produktet e bllokuara të biznesit “Sanije Neziri", kishin mangësi në etiketim, ndërsa subjekti vetë nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte.

AKU bën me dije se, nga bar-restoranti i ndodhur në Mat, u konstatuan 574 shishe vere 700 ml dhe 577 litra raki

Ndërkaq, inspektorët e AKU-së kanë marë mostra nga produktet e rakisë dhe verës me qëllim kryerjen e analizave laboratorike në lidhje me përshtatshmërinë e tyre për konsum human.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

1. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
2. Gjobë me vlerë 50,000 lekë për mangësi në etiketimin e produktit,
3. Bllokim i produktit në sasinë prej 577 litra raki dhe 574 shishe vere 700 ml, deri në daljen e përgjigjeve të analizave zyrtare,
4. Bllokim i magazinës ku ishin vendosur këto produkte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë