Ralf Gjoni lë Ministrinë e Jashtme
rikhehet sekretar te LSI

Ralf Gjoni lë Ministrinë e Jashtme<br />rikhehet sekretar te LSI
TIRANË - Kryesia e LSI ka vendosur sot pasdite që të zgjedhë në postin e Sekretarit Ndërkombëtar të kësaj force politike Ralf Gjonin, i cili, sikurse e pohon vetë, duke nisur që prej ditës së sotme do të lërë detyrën e mbajtur prej dy vitesh atë të Drejtorit Të përgjithshëm të komunikimit në Ministrinë e Jashtme për të marrë drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ralf Gjoni, i angazhuar më parë në G99, por që më pas u largua nga kjo parti, në zgjedhjet e vitit 2009, mbajti postin e zëdhënësit të fushatës. Ai vinte me një eksperiencë të fushës së marrëdhënieve publike në Londër ndërkohë që është diplomuar në master të marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kings College London. Ralf Gjoni do të zëvendësojë në detyrën e marrëdhënieve me jashtë të LSI, Bruna Paskalin e cila që sot, është larguar nga kjo detyrë me kërkesën e saj, për shkak të angazhimeve në biznesin e vet.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det! Do i vendosnin tritol anijes së 'Finikas Lines', ishin konkurentë të linjës Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det! Do i vendosnin tritol anijes së 'Finikas Lines', ishin konkurentë të linjës Sarandë-Korfuz