FOTO/Rally Albania mbyll me sukses edicionin e 14-të

Ka përfunduar me sukses edicioni i 14-të i Rally Albania, ku morën pjesë 180 pilotë nga shtete të ndryshme dhe përshkuan 2200 km në terren të thyer. Etapat ishin plot adrenalinë, spektakël, por edhe rreziqe.

Nuk munguan as incidentet apo problemet me mjetet të pilotëve. Për fat të mirë, nuk pati dëmtime serioze, por pati pasoja për garën. Është ky rasti i sllovakut Boris Vlha, i cili po dominonte evenimentin në kategorinë e motorëve.

Dita e parafundit rezultoi fatale për të, pasi një incident në ditën e parafundit e la atë përfundimisht jashtë gare, një situatë që u shfrytëzua nga rivalët e tij. Pas mijëra kilometrash, pilotët e këtij edicioni të Rally Albania u bashkuan në Tiranë për të festuar e sidomos për të nderuar fituesit e çdo kategorie.

Shqipëria e shënoi emrin në listën e fituesve të këtij edicioni me të zakonshmin Renti Sina, që triumfoi në kategorinë e makinave, duke lënë pas Moris Ubah dhe Drin Shkretën. Në kategorinë e makinave SSV, fitues doli Simon Pidbuf.

Ndërsa në motorët “quad” triumfoi Guido Droghaag. Në renditjen e përgjithshme që bashkon kohët e kategorive motorë e “quad”, fituesi ishte Ferdinand Freidl.

Premtimi është për vitin 2019 për një Rally Albania akoma më të luftuar, akoma më spektakolare e akoma me më shumë adrenaline.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë