Rama: 18 qershori s'preket, kanabisi
plagë, ja çfarë i thashë Lulzim Bashës 

Rama: 18 qershori s'preket, kanabisi<br />plagë, ja çfarë i thashë Lulzim Bashës 
Gjatë takimit në Presidencë për negociatat, Rama zbuloi se i tha Lulzim Bashës se ky do të jetë epilogu i luftës me kanabisin, gjatë kohës që kreu i PD e akuzonte për kanabizimin e vendit.
 
"Patjetër që kanabisi është një plagë e hapur, por sa shumë ka ndryshuar policia e shtetit, nga një institucion i marrë fundi i katandisur në një 'zhele' dhe konsiderohej po aq i pabesueshëm sa gjykatat, sot është më i besueshmi në Shqipëri.
 
Kjo nuk do të thotë se nuk ka kanabis, kjo as e mbulon plagën e kanabisit, spastrim bashkë me elementët e përfshirë.
 
Bashës i thashë; Mos u lodh se ky vit është epilogu i luftës tonë me këtë fenomen, policia e shtetit do të dalë më e pastër nga kjo luftë.
 
Do të jetë problem se ata s'do jenë as në parlament do të jenë rrugëve, do të kërkojnë bar dhe nuk do të gjejnë dot dhe do të thonë o çi bëmë vetes.
 
Tjetër, i thash Lulzimit, harroje, 18 qershori nuk preket se është i njerëzve të zakonshëm, ata janë gjykatësit, është dita për ta mbyllur kapitullin e një Shqipërie ku drejtësia është mall.
 
Drejtësia e re do të fillojë, jo nga bishti, por nga rrënja, gjykatësit e korruptuar që do të përgjigjen për 27 vitet
" deklaroi Rama gjatë Kongresit në Durrës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane