Kryetari i partisë socialiste, Edi Rama, ka nisur sot një vizitë tre ditore në Kosovë. Gjatë kësaj vizite Rama do prezantoj librin e tij të fundit, “Kurban”, të sapo publikuar nga shtypshkronja.

Në vizitën e tij janë parashikuar edhe takime me krerët e lartë të shtetit kosovarë, ndër të cilët edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thacin.