Rama: 300 drejtues shkollash
nën nivel, do të zëvendësohen

Rama: 300 drejtues shkollash<br />nën nivel, do të zëvendësohen<br>
Kryeministri Edi Rama nga shkolla e “E Kuqe” në një takim me mësuesit e Tiranës ka prezantuar platformën për rritjen profesionale të mësuesve.  Rama ka deklaruar se drejtorët e shkollave janë aksident politik, pasi 300 prej tyre kanë rezultuar me nivel nën mestar duke paralajmëruar largimin dhe zëvendësimin me mësuesit më të mirë.

Kryeministri njoftoi se do themelohet Shkolla e Drejtorëve për të larguar nga duart e politikës procesin e zgjedhjes. Shefi i qeverisë theksoi edhe njëherë se do të shkrihen të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale, ndërsa do të jenë vetëm 4 në të gjithë vendin, ndarje sipas rajoneve.

Mësuesit në Shqipëri në kushte dramatike kanë bërë maksimumin, por nëse nuk ndihmohen nuk përfshihen në sistem të qëndrueshëm e kanë të pamundur që vetëm me përpjekjet e tyre të ndjekin ritmin e kohës. Nga të gjithë të dhënat, kemi një fushë të tërë për të përshkuar për të përmbushur boshllëqet e së shkuarës në trajnimin e mësuesve. Portali ‘Mësues për Shqipërinë” ka dhënë rezultate.  

Po përgatitemi për reformimin e DAR, nuk do të kemi më këtë numër, do jenë vetëm 4, në rajone. Sipas një harte që e kemi ndërtuar mbi rajonet, jo sipas ndarjes administrative, por zhvillimit.  Roli i drejtorive do të ndryshojë, DAR nuk do të jenë më zyra emërimesh dhe shkarkimesh, do të jenë garant të cilësisë për të gjithë aktorët në fushën e edukimit.

VIDEO/ Kryeministri Edi Rama  nga shkolla e “E Kuqe” në një takim me mësuesit e Tiranës

Nga zyra në pozita pritëse tani do të merren me programin. Portali do e bëjë të panevojshme ndërhyrjen njerëzore, do të jetë bazë të dhënash me pikët e testeve, kreditet dhe cdo spostim do të bëhet në mënyrë kompjuterike.

Përfundimisht cdo mësues të garantohet që askush nuk e lëviz dot përsa kohë bën detyrën, zëvendësimet sipas meritës.  Drejtuesit janë aty, aksident politik, si një monument i së shkuarës. Nga një sistem i thjeshtë 300 drejtorë kanë rezultuar që të jenë nën nivelin mesatar, mes tyre. Nëse drejtuesit e shkollave futen në një proces normal trajnimi, sigurisht që mund ti rrisim shpejt aftësitë e tyre.

Edhe procesin e zgjedhjes së tyre do ta largojmë përfundimisht nga duart e partive. Ne shpëtuam në 90% sistemin nga interferencat politike për mësuesit, se u bë e vështirë për shkak të portalit për të bërë ndërhyrje dhe qoka, por u hapën qokat për drejtorë. U bë më e lehtë të bësh drejtor se mësues. Dhe kemi dëgjuar që ‘Meqë mësues nuk më bën dot më bëj drejtor’.

Nëse për mësuesit janë bërë disa përpjekje për trajnim, për drejtorët do të themelojmë shkollën e drejtorëve, si ajo e administratës, do të trajnohen dhe testohen. Zëvendësimi i 300 drejtorëve do të bëhen nga mësuesit që kanë dalë më mirë në test” deklaroi ai.

Ndërsa ministrja Nikolla ka deklaruar se “Do fillojmë reformë totale në Universitete. Do rrisim notën mesatare për ata që duan të bëhen mësues. Brenda 100 ditëve do trajnojmë 20 mijë mësuesit e parë”. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër