Rama:+ 32 mln $ në buxhet, për
invalidët, Xhaminë dhe rrugët

Rama:+ 32 mln $ në buxhet, për<br />invalidët, Xhaminë dhe rrugët
TIRANE - Qeverisë i “kanë tepruar” fonde, si rezultat i tejkalimit të objektivave buxhetore, të përcaktuara në fund të vitit të kaluar, sipas sugjerimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se Këshilli i Ministrave mori në shqyrtim amendimin e ligjit për Buxhetin e Shtetit 2014, pasi deri tani objektivat janë tejkaluar me 32 milionë dollarë. "Këto rezultate “na japin mundësinë që qysh këtë vit të fillojmë me uljen e deficitit dhe të borxhit publik, edhe pse objektivi i vendosur bashkërisht me FMN-në ishte që ulja e deficitit dhe e borxhit të fillonte vitin e ardhshëm”, theksoi kreu i Ekzekutivit.

Një ngjarje e rëndësishme sipas tij, që shënohet për herë të parë pas 5 vjetësh. Në një konferencë të posaçme nga Kryeministria, kreu i qeverisë listoi fushat prioritare ku qeveria do të investojë.

Këto të ardhura, tha Rama do të shpërndahen tek personat me aftësi të kufizuar, shtresë e cila sipas tij ishte kthyer në instrument të qeverisë Berisha për t’i spostuar paratë në funksion të pushtetit. Duke iu referuar dhe vizitës së Papa Franceskut ne Tirane si shenje te promovimit te bashkejeteses fetare, kreu i qeverisë tha se qeveria do të ndërtojë Xhaminë e Madhe për besimtarët muslimanë, por jo sipas projektit të Bashkisë së Tiranës. Ai shtoi se permes investimeve qeveria do te coje ne fund, ndertimin e Teqese se Madhe te bektashinjve. Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama

Rama: Per here te pare rishikim buxheti me rritje, shtuam 3.2 miliarde leke
“Është një moment i rëndësishëm si rezultat i një periudhe që na jep mundësinë sot të ndërhyjmë në buxhetin e vendit. Janë 3.2 miliardë lekë ose 32 milionë dollarë, përtej objektivit ambicioz të vendosur sëbashku me Fondin Monetar Nderkombetar që na japin mundësinë që këtë vit të fillojmë me uljen e defiçitit dhe të borxhit publik, edhe pse objektivi ishte të fillonte vitin e ardhshëm. Është e para herë pas 5 vjetësh rrjesht që rishikimi i buxhetit nga qeveria bëhet me rritje, jo me rënie. Kemi pasar fatkeqësinë që për 5 vite të kishim një qeveri që bënte parashikime përtej mundësive duke shfrytëzuar paratë e parashikuara, por që nuk i kishte dhe në fund të vitit kthehej në parlament për ta rishikuar buxchetin me ulje", u shpreh kryeministri Rama.
 
Rama: 4.3 miliarde leke per invalidet...qeveria Berisha spostonte parate e tyre ne funksion te pushteterimit
"4.3 miliardë falë këtij rishikimi me rritje vendosen në dispozicion të gjithë pjesës më të dobët të shoqërisë: Personat me aftësi të kufizuar, të cilëve shteti u lanë përfundimisht borxhet e akumuluara nga mungesa e plotë e ndjeshmërisë ndaj kësaj shtrese nga brutaliteti i një modeli qeverisës të bazuar tek propaganda për të sunduar dhe jo tek rezultatet për të shërbyer dhe fund padrejtësisë më të madhe sociale të kthyer në instrument për të spostuar paratë që i detyroheshin asaj shtrese në drejtime të tjera në funksion të pushtetërimit", tha kreu i qeverise.
 
Rama:  15.2 miliarde leke per te cuar rruget deri ne fund....ishin kthyer ne gangrene
"15.2 miliardë lekë, ose 152 milionë dollarë që shkojnë për investime kryesisht të lëna rrugëve për infrastrkturë rrugore, nga rruga e Valbonës, Kukës-Krumë, Lushnje-Berat që është bërë një gangrenë, Lin- Pogradec, Plepa-Rrogozhinë, Korçë-Ersekë, Jane 51 projekte që kanë mbetur rrugëve dhe që kanë arritur të financohen deri në plus 50 % te cilat do të plotësohen 100 % dhe do të investohemi fuqimisht që t'u rrimë në kokë kompanive që të rrinë ditë natë për të realizar këto. Ndërkohë janë 100 projekte të tjera të celura pa para, shirita të prerë, dhe pastaj një financim tërësisht i dobët që do të futen në programin e financimeve për të shtyrë më tutje procesin, por në pamundësi për t'i përfunduar brenda këtij viti", -u shpreh shefi i mazhorances.

Rama: 350 mln lekë për mjete të reja policore, 450 mln lekë për “ortophoto”
Duke rikujtuar situatën e vështirë në të cilën has Policia e Shtetit sa i përket automjeteve dhe aparaturave, kryeministri Rama tha se janë 300 milionë lekë që do të shkojnë në mbështetje të Ministrisë Brendshme për mjete të reja policore. Ndërkaq 450 milionë dollarë do të shkojnë për fotografimin dixhital të territorit, në mënyrë që gjithë informacionet të bëhen të aksesueshme nëpërmjet dixhitalizimit.
 
“Infrastruktura e rendit
Mbani mend që kemi bërë dhe ne fushatë ndër të tjera me imazhin e policit që shtynte makinën. Ndërkohë që, ju jeni vënë në dijeni edhe për raportin e bërë nga auditimi ndërkombëtar në Ministrinë e Brendshme për gjendjen e mjeteve. Është policia më e shkatërruar e kontinentit, ndoshta dhe e botës nga pikëpamja e mjeteve. Kështu që janë 300 milionë lekë që menjëherë do të hyjnë në mbështetje të Ministrisë Brendshme për mjete të reja policore.
 
-Infrastruktura teknologjike
Ka shumë vite që Shqipëria nuk e ka ripërtërirë atë që quhet “ortophoto” ose fotografim dixhital i territorit, e cila vlen për të marrë të gjitha informacionet për territorin dhe e cila, jo vetëm merr informacionet mbi territorin, por vihet në funksion të kontrollit mbi territorin, pasi përmes saj mund të bëhet kontroll i vazhdueshëm sistematik, pa pasur nevojë për të shkuar drejtpërdrejtë dhe për t’i numëruar gjërat në terren, por thjesht nëpërmjet dixhitalizimit. Janë 450 milionë lekë, rreth 4.5 milionë dollarë për ortophoto që më në fund të kemi një instrument që ishte tërësisht i dalë jashtë përdorimit”.
 
Rama: 1.1 miliarde leke per infrastrukturen shendetesore
Kryeministri sqaroi se në infrastrukturë shëndetësore do të financohen 1.1 miliardë lekë në mjete emergjence, 20 autoambulanca të reja, helikopterë të ndihmës së shpejtë. 
 
Rama: 7 milione dollare per Arsimin....kthejme librat ne tableta dixhitale
Po kështu infrastruktura arsimore do të përfitojë 7 milionë dollarë, për projektin e kalimit nga librat tek tabletat dixhitale. "Kemi bërë marrëveshje me Google për të marrë platformën falas”, tha Rama.

Rama: Do të ndërtojmë Xhaminë e Madhe pa pallatin ngjitur
Duke iu referuar dhe vizitës së Papës, kreu i qeverisë tha se qeveria do të ndërojë Xhaminë e Madhe për besimtarët muslimanë, por jo sipas projektit tyë bashkisë së Tiranës.
 
“Për të promovuar harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, nga njera anë do të mbyllim gjithë kalvarin e gjatë që ka penguar ndërtimin e xhamisë së re, duke vënë në dispozicion fondin e shpronësimit dhe do të mbajmë zotimin që do të kemi një xhami pa pallat dhe supërmarkato ngjitur dhe jo një pallat dhe supermarkatë me xhami ngjitur, siç ishte projekti i propozuar nga Bashkia e Tiranës, për arsye që i di Bashkia e Tiranës, që i dimë dhe ne dhe të gjithë, por që s’jemi këtu për të thënë kush e kishte pallatin, kush e kishte supermarkaton dhe kush do të vinte të falej aty pranë sikur po vinte të merrej thjesht një lëmoshë. Parku i vënë në dispozicion do të jetë parku i besimit dhe i besimtarëve, pa supermarkato, pa pallate, pa apartamente për të shitur , pa apartamente për të mbajtur”, u shpreh kreu i qevrisë Edi Rama.

Rama: Do përfundojmë edhe Teqenë e bektashinjve
“Nga ana tjetër do të financojmë pjesën tjetër e të pambyllur, të tejzgjatur në kohë, të Teqes së Madhe të bektashinjve, që është një projekt që e kemi ndjekur vazhdimit. Projekt i të ndjerit dhe gjithmonë të shumë mirë të kujtuarit Kryegjyshit Baba Reshatit, që nuk prehet i qetë për shkak se ky projekt ende nuk mund të përfundojë dhe ka pasur nevojë edhe për një mbështetje të fundit”, tha Rama.

Rama: Hoqëm tatimorët lokalë, të ardhurat e fituara ua kthejmë bashkive
“Arritëm t’ju heqim nga qafa sipërmarrësëve dy palë Tatimorët dhe të kemi një sistem administrimi Tatimor duke hequr nga pushteti vendor dhe duke e lënë në administrim të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë. Kjo ka sjellë një shtim të konsiderueshëm të të ardhurave. Kjo taksë do t’u shkojë prapë mbrapsht njësive vendore. Ne nuk do të mbajmë asgjë nga kjo shumë, por do t’ua japim sërish atyre që të bëjnë punë të mira për komunitetin”, tha Rama. 

Rama: Fond të posaçëm për gjelbërimin urban
Krijojmë fond për gjelbërimin urban, nuk i harrojmë zotimet dhe kemi thënë që do të mbjellin në 4 vite më shumë pemë se ç’janë mbjellë në 20 vjet. Që do ta destinojnë në qytetet që do të paraqesin projekte të gatshme përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve”, u shpreh Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën