Rama 'provokon' Greqinë me Ali
Pashën: I detyrohen për shtetin

Rama 'provokon' Greqinë me Ali<br />Pashën: I detyrohen për shtetin
Kryeministri Rama duke përkujtuar vdekjen e Ali Pashës 195 vjet më parë, ndoshta pa dashur ka ‘provokuar’ Greqinë.
 
E ndërsa e cilëson atë “Luani i Janinës”, Rama shkruan se revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali Pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake e shpirtërore.
 
Pak kohë më parë, Rama provokoi Greqinë duke u shprehur se “Nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk”.
 
Deklarata e Ramës për Akropolin shkaktoi reagime të forta nga Athina zyrtare pak muaj më parë, ndërsa e njëjta gjë pritet edhe këtë herë pas statusit për Ali Pashën.
 
 
Statusi i plotë i Edi Ramës për Ali Pashën
195 vjet më parë jepte shpirt, jo në shtrat por duke luftuar, Ali pashë Tepelena, Luani i Janinës.
 
Si personalitet historik, Ali pasha është ndoshta nga të rrallët që përgënjeshtron postulatin e gjithpranuar se historia u jep të drejtë fitimtarëve.
 
Zjarri që ndezi gjeniu gjakësor i vezirit të Toskërisë, e shkrumboi aq keq rretherrotull pushtetin e establishmentit osman, sa në letrat e shkëmbimeve diplomatike, ai cilësohej si "plaga më e tmerrshme e perandorisë".
 
Revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali Pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake e shpirtërore.
 
Shumë i detyrohet Ali pashës edhe ndërgjegjësimi i krerëve shqiptarë, të cilët gjatë mesit të parë të shek. XIX, filluan ta konceptonin përfshirjen në çështjet kombëtare, siç e thotë bukur mirë studiuesi Dritan Egro, "përtej interesit të çifligjeve të tyre".
 
Figura e pashait që tronditi Portën e Lartë mbetet padyshim një nga figurat më të diskutueshme të historisë sonë, por çka nuk është diskutuar as nga detraktorët e tij më të mëdhenj, është gjenialiteti i këtij kryeneçi të madh shqiptar.


Ali Pasha

Fotoja e Ali Pashës e publikuar nga Rama

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës