Rama:'Vezokratet' ndjehen te fyer?
Deda: Ke fobi nga burrnia e Veriut

Rama:'Vezokratet' ndjehen te fyer?<br />Deda: Ke fobi nga burrnia e Veriut
Kryeministri Rama i ka cilësuar vezokratë të gjithë deputetët që qëlluan me vezë të enjten në kuvend madje u ka kërkuar edhe ndjesë.  Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Rama shkruan se nuk ka qënë dashakeqe madje me ironi thotë se “Thjesht jam munduar t'i marr me te mire me pak humor, sepse i pashe te renduar.”
 
"Vezokratet ndjehen te fyer?! Ndjese po s'ka qene ky qellimi! Thjesht jam munduar t'i marr me te mire me pak humor, sepse i pashe te renduar."-shkruan Rama

Ndërkohë më herët deputetja Deda po në rrjetin social Facebook ka “kërcënuar” kryeministrin se do të ëprgjigjet për të gjitha fyerjet ndaj saj madje ka thënë se ai ka fobi dhe tmerr nga burrnia e Veriut
 
Sipas demokratëve dhe Dedës e cila nuk e ka parë dhe as dëgjuar me veshët e saj që kryeministri ka fyer shprehja që ai ka thënë është kjo
 
“Moster, ku e fute qe e lage moj…” dhe “ate vezen fute ne miter mos e mbaj ne dore..”.
 
Ja statusi i plotë i Dedës
Une kam thene dhe me pare gjate perballjes ne parlament dhe media qe , nuk fyej kurre askend ,por nuk mund te me fyej kurre askush, aq me pak Beqe e as Rama.
Per fyerjet do te pergjigjet sipas asaj qe duhet. 

Dy jane menyrat...!!

Besoj se Rama i di mire cilat jane ato kur fyen nje femer qe eshte ndryshe nga lloj i sektit te tij, qe respektohet e ka nje jete qe nuk ja ka dhuruar asgje askush. 
Nuk pranoj madje refuzoj me perbuzje te komentoj nje te papergjegjshem te kartelizuar hershem ne neuropsikiatri, por do te them me bindje qe fyerjet qe mund te kete thene ,pasi vete nuk arrita ti degjoj mire nga zhurma dhe rremuja ne foltore dhe ne perplasje me garden, eshte deshmi e panikut qe e kapi kur i permenda Mirditen sepse ai ka fobi dhe tmerr nga burrnia e Veriut e posacerisht trojeve nga une vij dhe perfaqesoj, si treva te patriotizmit , trimerise, beses e burrnise, cilesi qe per ate, te paret e tij dhe kete qeveri nuk ekzistojne.

Pikerisht per keto cilesi Mirdita u masakrua, internua, burgos e pushkatua, ne monizem, e pikerisht per kete vazhdon nga bijte e tyre te poshterohet me nje perfaqesim te tille ne cdo zyre te shtetit me kriminele deri dhe ne Parlament.Po keshtu kerkesen e Rucit nje kocke e diktatures qe sorollatet bashke me ca pensioniste te kohes se diktatures ne parlament, i them: 

Perjashtimi duhet te nise nga ty shoku Gramoz, pasi dekriminalizimi pike se pari nis me dekomunistizimin e Parlamentit dhe ketij pushteti qe eshte mberthyer nga Blloku dhe klani i Vito Kapos, Vilma Nushit me kriminele e hajdute e pervers qe i ke aty ne krah cdo dite. 

Beteja e perballjes me parlamentin e krimit do te vazhdoje dhemb per dhemb pasi shqiptaret nuk perfaqesohen prej mese dy vite e gjysem nga ai institucion qe duhet te ishte modeli i mirefunksionimit te demokracise.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
­

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?