Kryeministri Edi Rama nëpërmjet postimit në rrejtin social, nderon 40 martirët e vendosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" që presin Atin e Shenjtë, duke ilustruar me një foto.

"Bulevardi i 40 martirëve te kishës shqiptare që janë në proçesin e lumturimit do të presë Atin e Shenjtë në 21 shtator", shkruan Rama.

Një ditë më parë, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pohoi se "fotografitë e 40 martirëve janë vendosur në bashkëpunim me Protokollin e Vatikanit. Ky dekor në Bulevard vjen si një ide e kryeministrit Rama, që u miratua nga Komisioni për përgatitjet e vizitës së Papës në bashkëpunim me Protokollin e Vatikanit".

Gjithashtu, Kumbaro tha një ditë më parë se "i kemi kërkuar Vatikanit që të shenjtërojë disa prej emrave të martirëve që kemi vendosur sot përgjatë Bulevardit. Vatikani i ka futur ata në proçesin e kanonizimit, për t'i kaluar më pas në lumturim, ashtu si Nënë Tereza". /ATSH/