Rama: 800 banorë të katundit
politik e mediatik bëjnë zhurmë

Rama: 800 banorë të katundit<br />politik e mediatik bëjnë zhurmë
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë inaugurimit të shkollës “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet, se "zhurma politike në vend bëhet nga një katund me 800 banorë", duke iu referuar çadrës së protestuesve të opozitë. 

Kreu i qeverisë komentoi situatën politike në vend, duke theksuar ata që protestojnë përpara zyrës së tij në Bulevard, janë pakicë. 

Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria nuk mund të bëhet nga njëra palë, duke ftuar kështu indirekt opozitën që t'i bashkohet kontributit për zhvillimin e vendit. 

“Më vjen shumë mirë që për shkak të reformave, për shkak të këmbënguljes dhe të përkushtimit, për shkak të faktit se përtej asaj që është politika dhe që zhvillohet në një katund politik e mediatik me 800 banorë se aq janë gjithsej, 800 banorë që bëjnë zhurmën, llafet e këtij vendi nëpër televizorë, nëpër kanale, portale, nëpër çadra, në kafenetë e bulevardit, Shqipëria tjetër është krejtësisht tjetër dhe Shqipëria tjetër nuk ka nevojë për këto", u shpreh Rama.



"Shqipëria s'bëhet nga njëra palë"
"Mirëqenia nuk vjen nga qielli, as nga njëra palë, nga puna e përbashkët e të gjitha palëve. T’u japim shqiptarëve shtetin që duan dhe të ndërtojmë me shqiptarët Shqipërinë që duam.

Shqipëria tjetër s'ka nevojë për çadra, për kafene Bulevardi, por ka nevojë për punë, për të bërë shtet, ku të gjithë punojnë për njëri-tjetrin, shteti punon për njerëzit, njerëzit punojnë për shtetin dhe për vete. Mirëqenie vjen nga puna e përbashkët e të dyjave palëve"
, tha më tej Rama gjatë fjalës së tij në inaugurimin e shkollës "Luigj Gurakuqi" në kryeqytet. 



Veliaj: Zgjedhjet më 18 qershor, PD ka frikë se s'ka ç'të ofrojë më
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë inagurimit të shkollës “Luigj Gurakuqi” ka deklaruar i bindur se në datën 18 qershor do të ketë zgjedhje.

Veliaj u shpreh se ndryshe nga Partia Demokratike që refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, ka shumë gjëra për t’iu ofruar njerëzve dhe se nuk ka frikë prej tyre.

“Jetojmë në një kontekt politik ku themi “e lagu s’e lagu”, “do ketë zgjedhje s’do ketë zgjedhje”. Patjetër që do ketë zgjedhje më 18 qershor. Çadra s’do zgjedhje se s’ka çfarë t’u ofrojë njerëzve. Unë i shohim përditë njerëzit në rrugë dhe më thonë bravo për pazabit, bravo për sheshi, dhe s’ka frikë të përballem dhe me to në zgjedhje. arsyeja e vërtetë nuk ka të bëjë me vjedhjen e zgjedhjeve, por sepse nuk kanë një ofertë. Unë fitova në Tiranë me një diferencë të madhe, e nuk vodha asnjë votë. Puna dhe projektet krijojnë besimin. Ne do të takohemi në 18 qershor, për t’iu treguar çfarë projekti kemi”, u shpreh Veliaj. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA