TIRANË - Sajesë për luftë politike e vlerëson kryeministri Rama, akuzën e PD se kreu i ri OSHEE, Ardian Çela është nën hetim nga Prokuroria Durrës për 8 tendera të zhvilluar, me dëm ekonomik 1.3 milionë dollarë.
“Të vendosësh në krye të OSSHE sot një individ nën akuzë penale është e pajustifikueshme, po ta sajosh këtë për luftë politike çfarë është?...”- shkruan Rama në rrjetin social "Twitter".
Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vendos në poste drejtuese persona të cilët janë nën hetim nga ana e Prokurorisë.
Sipas Ristanit, Çela është paditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në qershorin e vitit të kaluar, pas shkeljeve që ky institucion gjeti në tenderat që ai kishte zhvilluar në Bashkinë e Durrësit, si kryetar komisioni.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com