Kryeministri Edi Rama vlerësoi angazhimin për ngritjen e Task-Forcës së përbashkët, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, e cila synon krijimin e një database dhe shkëmbimin e informacioneve në luftën ndaj terrorizmit.
 
Në takimin me Ministrin e Brendshëm të Italisë, Angelino Alfano, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare njëditore në Tiranë, kryeministri Rama theksoi si tepër të rëndësishëm dhe të domosdoshëm bashkëpunimin mes vendeve në luftën kundër terrorizmit.
 
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe vijimin e bashkëpunimit në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

rama-alfano


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)