TIRANË - Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, ka kthyer në vëmendje problemin e pronësisë për godinën e ambasadës së Kosovës në Tiranë.Gjykata e Tiranës, i ka kthyer këtë godinë pronarëve legjitimë të saj
Rama, i pyetur në konferencën e përbashkët për shtyp me Hashim Thapin mbi këtë çështje tha se ambasada e Kosovës në Tiranë do të lëvizë vetëm për një godinë më të mirë. Ai nuk la edhe pa kritikuar edhe Bashkinë e Tiranës, për zënien e godinave.
“Nuk ka pasur sot një bisedë të drejtpërdrejtë me këtë, po duke qenë se Bashkia e Tiranës ka dhënë shumë godina pa qera fare, nuk kemi shumë për të zgjedhur për godinat që kemi nevojë. Sido që të jetë puna në rast se do të duhet të lëvizi do të lëvizi për një godinë më të mirë, për arsye tjetër nuk do lëvizi.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com