Në përfundim të fjalës së Ramës në konferencën ‘Diplomacia Ekonomike’ ministri i Jashtëm Bushati kërkoi  nga trupa diplomatike dhe sipërmarrësit që ndodheshin në sallë që t’i drejtonin pyetje kryeministrit.

Por në sallë kishte vetëm heshtje, askush nuk i drejtoi pyetje kryeministrit për planin e qeverisë për diplomacinë ekonomike.

Arsyeja nuk dihet nëse ishte mungesa e guximit apo qartësia e plotë, ndërsa për të kapërcyer situatën Rama tha se heshtja mbase është pjesë e sekreteve.

Mbase ndonjë mund të thotë se cfarë është arritur në këto ditë diskutimi, por mbase edhe nuk duhet thënë se mund të jetë pjesë e sekreteve operacionale të Ministrisë së Jashtme” tha Rama.

Në muajin gusht, kryeministri u bëri një ‘dush të ftohtë’ diplomatëve, që mesa duket nuk e kanë harruar. Konferenca e ambasadorëve po zhvillohet prej tre ditësh në Tiranë, ndërsa qëllim është thithja e investimeve të huaja. 

dy.b/shqiptarja.com