Rama: Angazhohemi
për integrimin e Kosovës në BE

Rama: Angazhohemi<br />për integrimin e Kosovës në BE
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama priti në takim Ministrin e Jashtëm të Kosovës, zotin Enver Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj e informoi Kryetarin Rama mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë, punën e madhe që ka bërë dhe bën Qeveria e Kosovës për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe konsolidimin e institucioneve funksionale, respektimin e minoriteteve dhe objektivat në procesin përmbyllës së pavarësisë së mbikëqyrur, si dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës. Ministri i Jashtëm i Kosovës falenderoi Kryetarin e PS për kontributin e vazhdueshëm që forca politike që ai drejton ka dhënë për të gjitha zhvillimet në Kosovë.

Gjatë takimit, Kryetari i PS Edi Rama shprehu vullnetin maksimal për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve, si dhe nënvizoi mbështetjen për të gjitha nismat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Kryetari Rama e siguroi Ministrin e Jashtëm të Kosovës për një angazhim dhe përpjekje intensive për përshpejtimin e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?