Kryeministri Edi Rama ka apeluar qytetarët që të vaksinohen. Teksa ka publikuar në rrjete sociale foto të qytetarëve që vaksinohen Rama shkruan se vaksinimi nuk pret dhe i bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur shëndetin e tyre, por edhe njerëzve të dashur.
"Vaksinimi nuk pret! Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroje shëndetin tënd dhe të njerëzve të dashur", shkruan Rama.
Në ditët e fundit janë rritur ndjeshëm infektimet me COVID në vendin tonë që pas shfaqjes së variantit Delta. Në 24 orët e fundit janë kryer 3,613 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 182 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Aktualisht janë 1,035 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë.