Rama "art dhe politikë" në SHBA:
Ballkani i ri paqe si kurrë më parë

Rama Ballkani i ri paqe si kurrë më parë">
TIRANE- Një gërshetim mes artit dhe politikës, ka qenë starti më i mirë i vizitës së kreut të qeverisë shqiptare në SHBA, teksa ka nënvizuar faktin se si Shqipëria po luan një rol tepër stabilizues në rajonin e trazuar të Ballkanit. “Tabloja që kam unë për një Ballkan të ri, në paqe dhe të Begatë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në New York i cili mori pjesë në forumin e Organizatës për Politikë të Jashtme me temën “Arti dhe politika”, duke hequr gjithnjë një paralele me artin, ai shpjegoi vizionin e tij për Ballkanin e sotëm dhe të nesërm. Kryeministri Rama nënvizoi se në politikë është e rëndësishme që të ketë njerëz me background-e të ndryshme për të ndihmuar njëri-tjetrin.

“Tabloja që unë kam të një Ballkani të ri, një Ballkan në paqe dhe i begatë, i cili të jetë me siguri një hapësirë që s’ka ekzistuar kurrë më parë, nënkupton dialog të madh që përfshin partnerë origjinalë, ose kundërpalë siç është arti, dhe zgjedhjet shumëfishohen, vizioni zgjerohet dhe hapja në korridoret e politikës bëhet më e thellë se kurrë”, tha kryeministri Rama. 

Kreu i mazhorancës nënvizoi se megjithëse është politikan, shpesh herë i pëlqen të vizatojë  por dhe të vizualojë dëshirën se si e duam që të bëhet vendi.

Duke treguar përvojën e tij si artist dhe politikan, Kryeministri shpjegoi se çdo të thotë për të, të qenit artist e politikan njëherësh. Një rrugëtim që i përvijoi bindjen se politika, ashtu si arti, ndonëse në mënyra të ndryshme, është një aktivitet i denjë e kuptimplotë që e bën botën një vend më të mirë.

Unë kam qenë artist, akoma më pëlqen të pikturoj dhe të vizatoj, vetëm se kam më pak kohë. Por edhe në politikë, përpiqem gjithnjë të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin që të bëhet, të ndjej si e duam që të ndryshojë në një hap me botën rreth nesh. Me këtë nuk dua të them se të gjithë kryeministrat duhet të jenë artistë, përkundrazi, është mirë që politika të mbledhë njerëz me background-e të ndryshme. Besoj se aftësitë që kemi në një fushë mund të na ndihmojnë, ose të na pengojnë në një tjetër, edhe pse pavarësisht gjithçkaje, artisti brenda meje nuk rri asnjëherë i qetë”, nënvizoi Rama.

Kryeministri ka bërë sërish një krahasim mes pikturës dhe politikës duke nënvizuar së në politikë tabloja nuk përfundon kurrë, krahasuar me pikturën. 

”Kur bëj një pikturë a vizatoj diçka në axhendën time, vjen një pikë kur përfundon. Puna ka mbaruar. Ndërkohë, në politikë tabloja nuk përfundon kurrë tërësisht. Në çdo hap përballemi me zgjedhje që duhet të bëjmë, ashtu sikurse artisti. Kjo apo ajo ngjyrë, ky apo ai penel”, ka qenë deklarata e kryeministrit para këtij auditori. 

​Organizata për Politikë të Jashtme është një organizatë me historik 97-vjeçar dedikuar zhvillimit të mendimit, kuptimit, informimit dhe pjesëmarrjes së publikut në politikën e jashtme dhe çështjet globale. 
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool