Gjatë ditës së sotme, kreu i PS-së, Edi Rama, është parë të drekojë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Sipas burimeve mediatike kjo drekë, në restorant Disel, ka zgjatur për rreth tre orë, ndërkohë që nuk dihet tema e diskutuar.
Takimi zhvillohet pikërisht në kohën kur marrëdhëniet mes opozitës dhe mazhorancës, në dukje, janë duke u acaruar sërish, sidomos për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Deri në këtë moment, përvec Arvizut që nuk është shprehur ende mbi cështjen e presidentit, të gjithë ambasadorët ndërkombëtarë kanë thënë se presidenti duhet zgjedhur me konsensus. ah/Shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com