TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar në faqen e tij në rrjetin social “Twitter” në lidhje me mitingun e PD-së, në vendlindjen e kryeministrit Berisha, në Tropojë. Rama akuzoi Berishën se ka çuar mësues nga Tirana në Tropojë, pasi sipas tij, as në vendlindjen e tij, ai nuk mbush dot sheshin me njerëz.
 
 “As sheshin e vendlindjes nuk e mbush dot lumëmadhi katragjysh, po janë marrë mësuesit e Tiranës për ekskursion dhe kanë përfunduar në mitingun e të lodhurit!"- shkruan Rama.

rama twitter

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)