Rama: Asnjë financim Obamës
pse PD i frikësohet reformës?

Rama: Asnjë financim Obamës<br />pse PD i frikësohet reformës?
Kryeministri ka reaguar lidhur me depozitimin e padisë ndaj tij nga Partia Demokratike lidhur më foton e tij me Obamën në vitin 2012. Me një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimit, në Kryeministri Rama thotë se kjo qasje është keqardhje, teksa opozita i frikësohet reformës në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama shpreh edhe njëherë keqardhjen për përpjekjen e dëshpëruar të Partisë Demokratike për të mos u përballur me nevojën reale të vendit sot, që është Reforma në Drejtësi. Kallëzimi i Partisë Demokratike për fotografinë e vitit 2012 me Presidentin Obama, kur Kryeministri i sotëm ishte në opozitë dhe akuza për financim të paligjshëm nga ana e tij të fushatës së Presidentit Obama, përben një tjetër rast për qytetarët për të parë se në çfarë niveli dëshpërimi gjendet opozita e sotme”-thuhet në deklaratë.

Më tej shtohet se nuk ka Rama nuk ka bërë asnjë financim për fushatën e Obamës, teksa i kujton PD-së lotimet e Berishës.

“Kryeministri Rama s'ka lidhje me asnjë lloj financimi të paligjshëm dhe i vetmi "krim" që ka bërë në vitin 2012 është se ka dalë në fotografi me Presidentin e SHBA në një kohë kur qeverisë shqiptare dhe shefit të saj i ishin mbyllur të gjitha dyert dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë vuanin rrënimin e imazhit të vendit tonë për shkak te keqqeverisjes. Ishte koha kur qeveria e Shqipërisë shpërdoronte miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve, për të lobuar në SHBA jo për Shqipërinë, po për përbaltjen e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës me artikuj dizinformues të porositur e të paguar nga Tirana. Edhe sot Partia Demokratike vazhdon të paguajë për të nxjerrë artikuj në gazeta të dorës së dytë e të tretë matanë oqeanit, që përpiqet t'i shesë në Shqipëri si "bomba" kundër qeverisë së sotme, e cila u prit zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë pas vitesh të tëra dyersh të mbyllura”-thotë kryeministria.

Kryeministri Edi Rama përfitoi edhe njëherë nga rasti për t'i bërë publikisht thirrje Partisë Demokratike që “përveç propagandës së baltës dhe kallëzimeve që janë pjesë e kësaj propagande, të merret seriozisht me nevojën historike të vendit për Reformën në Drejtësi. Një drejtësi e çliruar nga kthetrat e korrupsionit politik e financiar, do të çlirojë më në fund edhe të vërtetën e gjithë akuzave të Partisë Demokratike si edhe të vërtetën e krimeve të pandëshkuara në gjithë këto vite! Pse i trembet Partia Demokratike këtij çlirimi të domosdoshëm për të gjithë? Pse nuk pranon Partia Demokratike që partitë së bashku të heqin duart nga kontrolli i sistemit e drejtësisë? Çfarë e frikëson Partinë Demokratike në përfshirjen e aleateve tanë strategjikë në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Reformës në Drejtësi? Këto janë pikëpyetjet e mëdha të Shqipërisë së sotme dhe jo fotografia e vitit 2012 me Presidentin e Shteteve të Bashkuara”-përfundon deklarata e kryeministrisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'