Rama foli menjëherë në rrjetin social Twitter se Berisha në vend që të jap ndihmën qytetarëve të bllokuar merret me opozitën.
"KM u kreh përsëri në televizor duke sharë opozitën teksa Shqipëria vazhdon digjet nën dëborë e braktisur nga shteti i shthurrur prej tij!
Asnjë transparencë asnjë informacion asnjë plan për krizën vetëm blozë dëshpërimi mbi opozitën për të mbuluar dëborën që mban peng vendin. PS ka informacion nga cdo zonë, ka njerëzit në ndihmë të cdo zonë, ka plan konkret për krizën që thellohet teksa KM jeton në arrati logjike.
Për KM kështu është gjithë Europa, po në fakt askund si në Shqipëri nuk vuajnë me dhjetëra mijëra familje të braktisura në mëshirën e fatit. Duhet një plan që ne e kemi, duhet një vullnet për bashkëpunim qe ne e kemi, por duhet dhe një qeveri normale që vendi nuk e ka! Do bëjmë tonën” shprehet Rama në Twitter. ah/shqiptrja.com/