Rama:Ballkani ka nevojë për Europën

Rama:Ballkani ka nevojë për Europën
Europa ka nevojë për Ballkanin njësoj siç Ballkani ka nevojë për Europën. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme në Britaninë  e Madhe, Philip Hammond.

Europa ka nevojë për Ballkanin njësoj siç Ballkani ka nevojë për Europën. Mes Europës dhe Ballkanit dhe posaçërisht Ballkanit që është ende jashtë Bashkimit Europian, është koha për të forcuar edhe më shumë marrëdhënien e bashkëpunimit në çdo fushë dhe për të ecur dorë për dorë, që një orë e më parë edhe Ballkani, i gjithi të jetë pjesë e Bashkimit Europian,” ka thënë Rama.

rama

Nga ana tjetër Hammond është shprehur se Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithnjë mbështetëse e zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Mbështes me forcë atë që ju thatë, nevoja që Ballkani të ecë drejt Europës, duke bashkëndarë vlerat dhe aspiratat e Bashkimit Europian dhe po kështu, programin reformues që ju po zhvilloni, si një hap thelbësor në këtë rrugëtim, që i sjell përfitime të mëdha në vetvete Shqipërisë, por nga ana tjetër e lejon Shqipërinë të ecë përpara në trajektoren e vet europiane, sidomos sa i përket reformës në sistemin e drejtësisë, e cila e di që është e vështirë, por absolutisht thelbësore për të krijuar mjedisin e shtetit të së drejtës, çka do të jetë baza e investimeve në ekonominë shqiptare, që në fakt qëndron në themel të vlerave tona të bashkëndara në BE, për të ecur përpara,” ka deklaruar Hammond.

Më tej ai shtoi se mes dy shteteve ka një raport të shkëlqyer dypalësh, bashkëpunim mjaft të fortë, në luftën kundër krimit , migracionit të paligjshëm, kontrabandimin e drogërave, si dhe trafikimin e njerëzve.

rama

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre