Rama: Bamir Topi 
një president mbi palët

Rama: Bamir Topi <br />një president mbi palët
Mbrëmjen e sotme kreu i PS, Edi Rama, ka dhënë një intervistë të thelluar për gjendjen politike në vend në televizionin Ora News. Rama bëri një bilanc të ngjarjeve të vitit që po përfundon duke akuzuar qeverinë për një dështim total në drejtimin e vendit nga ana politike, ligjore dhe ekonomike.

“Ishte një vit i vështirë që filloi me një krim shtetëror, me vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm, vrasje e pandëshkuar, edhe pse e zbardhur në sytë e gjithë botës. Është shënuar nga një dështim i rëndë për vendin, duke qenë se për të dytën herë radhazi na u refuzua i statusi kandidat, nga BE. Nga ana tjetër është një vit i cili ka thelluar krizën ekonomike, ka thelluar krizën e shtetit të së drejtës” u shpreh Rama.

I pyetur mbi zgjedhjet e fundit Rama u shpreh se “Menjëherë pas ngjarjes së 21 janarit, u futëm në një atmosferë zgjedhore jo fort të qetë. Bëmë zgjedhje të tilla që i vunë vulën refuzimit të statusit të kandidatit. Zgjedhjet në Tiranë shfaqën para gjithë botës problemin e rëndë që kanë zgjedhjet vendore në Shqipëri, si dhe vunë atë që Shqipëria nuk mund të bëjë më përpara kështu drejt integrimit. Kjo është vetëm një pjesë e vërtetës, pasi problemin e kemi që te hartimi i listave të zgjedhësve, identifikimi i zgjedhësve, deformimi i vullnetit të zgjedhësve përmes korrupsionit elektoral, u shkua më tej në shkeljen flagrante, që u ratifikuar tek një gjykatë e nënshtruar.”

Vendimin e Presidentit Topi për të mos rikandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Rama e konsideroi një zgjedhje për tu respektuar. Rama e vlerësoi Topin për pjekurinë e treguar duke mos mbajtur anën e asnjë partie politike por vetëm duke qenë një garant i kushtetutës.

“Topi u deklaruar si i palidhur me asnjë interes për presidentin e ardhshëm. Kjo ishte një mënyrë e respektueshme për të lënë të lirë fushën ndaj cdo lloj spekulimi, për tu lënë liri të gjitha palëve të vendosin për presidentin, duke hequr "pengesën" e vete. Më lejoni ti shpreh respektin presidentit ku mund të themi cfarë të duam nga pozicioni ynë, por askush nuk mund të mohojë se ai ishte një president mbi palët, as i PD dhe as i PS. Cdo kritikë që bëhet për mënyrën se si mund të kishte administruar përgjegjësinë e tij vlen më pak. Pavarësisht se u votua nga PD nuk ishte president që i shërbeu partisë, por funksionoi si garant i kushtetutës” u shpreh Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?