Ai komentoi punimet e komisionit në rrjetin social Twitter.
“Komisioni Spahiu vazhdë e barbarizimit të jetës parlamentare.Pushteti provon përditë nevojën alarmante për ndryshim. PS e garanton ndryshimin”, deklaroi Ramë në profilin e tij.
Pak ditë më parë, kryesocialisti deklaroi se kundështia ndaj hetimit të Spahiut nuk lidhet me mbrojtjen që PS i bën zëvendëskryetarit të KLD-së, por me sulmin antikushtetues që qeveria ka ndërrmarrë ndaj institucioneve të pavarura si pasojë e frikës elektorale të Topit, Spahiut dhe partisë së re.
(aq/shqiptarja.com)