Në një kohë kur kryetari i PD, Lulzim Basha mbante konferencën për shtyp për çështjet që ndajnë mazhorancën me opozitën nga drafti i reformës në drejtësi, kreu i qeverisë, Edi Rama reagoi në Facebook.
Rama sqaron se është dakord për të gjetur një formulë zgjidhje me opozitë, por hedh poshtë kompromisin partiak për skanimin e gjykatësve e prokurorëve. "E përsëris: Formulë zgjidhje me opozitën po, kompromis partiak për skanimin e gjykatësve e prokurorëve kurrë! Partitë larg duart nga skanimi!", shkruan Rama.

Gjithashtu, kryeministri sqaron se në konferencën e tij për shtyp sot në mesditë, nuk ka pranuar vendet e rezervuara.

"Dikush duhet t'i thotë Lulëzimit që s'kam thënë asgjë të re sot nga ç'thashë pas takimit me të dhe s'kam pranuar as sot vendet e rezervuara!", thekson Rama.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com