Rama, Basha, Balla politikë në
Parlament me foto kriminelësh 

Rama, Basha, Balla politikë në<br />Parlament me foto kriminelësh <br>
Opozita dhe maxhoranca qeverisëse janë përfshirë në një spirale akuzash të ndërsjellta përmes fotove ku si kryeministri Edi Rama po ashtu edhe kreu opozitës Basha, kanë pozuar me persona me precedentë penal jashtë dhe brënda Shqipërisë. I pari që çeli serinë e re të publikimit të fotove ishte kreu PD, Lulzim Basha i cili nga foltorja e Parlamentit, tha se ekzistojnë fotografi të deputetëve socialistë me persona të dënuar. 

"Nuk është çështje fotografish, padyshim që kushdo mund të kapë një politikan për xhakete dhe mund të bëjë selfie. Kjo nuk është selfie, por është darkë, ndërsa kjo tjetra është mbledhje e shtabilit elektoral. Dhe Blendi (Klosi) e di mirë. Fajin nuk e ka Blendi, madje as Vangjush Dako, artkitekti i kësaj pune është Edi Rama. Njeriu i cili për të marrë pushtetin i bëri këtë gjëmë Shqipërisë", u shpreh Basha.

Por jehona e fotove të shijakasit Durim Keçi, i etiketuar nga Basha si përkrahës i së majtës, ka zgjatur vetëm pak orë. Rama ia kurseu Bashës të treguari këtë foto ku Durim Keci sëbashku me miq të tij është fotografuar edhe brënda cadrës së opozitës. Personi në këtë foto me xhup jeshil është pikërisht Durim Keçi i cili kërkohet nga drejtësia italiane për armëmbajtje, trafik droge dhe shkatërrim prone. 

"Flisni krimi, krimi, droga, droga, ç'a do bëni, luftë me fotografi? Tani sapo ma çuan foton, në çadrën e lirisë Lulzim, ka qenë në çadrën e lirisë. Kujt t'ia çoj foton? Këtë luftën e fotografive vazhdojeni, por të paktën këshillohuni me këtë fotografin e Enver Hoxhës (i drejtohet Sali Berishës), ky s'bën gabime", tha Rama. 

E ndërsa çështja e kriminalitetit dhe lidhja me politikën u debatuan gjërësisht në kuvënd, kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla solli në vëmendje të publikut disa foto të tjera. "Ky personi këtu quhet Flamur Bega, ky është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte, shiste, vendoste bomba me sahat. Po pse, more Lulzim, unë do të vija këtu dhe siç bën ti, do të bëj edhe unë e të them që ky dhe ti shisni mina me sahat bashkë?!?", tha Balla. 

Përdorimi fotove kompromentueve nga politika shqiptare nuk është një histori e re. Duket se baltosja mes veti brenda politikës shqiptare brenda dhe jashtë Kuvendit përmes të tilla fotove do të vazhdojë gjatë.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

 Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut