Rama: Basha foto me Trump?
Po ta shohë Presidenti s'e njeh
Batuta/'Basha i hoqi pantallonat e dokut'

Rama: Basha foto me Trump?<br />Po ta shohë Presidenti s'e njeh<br />Batuta/'Basha i hoqi pantallonat e dokut'
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë fotografinë e Lulzim Bashës me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Nga qyteti i Elbasanit ku zhvilloi mitingun përmbyllës me votuesit e këtij qarku, Rama tha se Basha kërkon ta shesë foton sikur çfarë ka ndodhur.

Sipas tij, po ta shohë sërish Trump atë foto do thotë nuk e njoh kush është ky tjetri.  

"Njëri thotë kam një programe gjermano –amerikan, dhe pa pikën e zorit si me qenë Dit Sojli i shkretë që dikur iu shiste katunarëve sahatin e Tiranës kur vinin tek treni, ndërsa ky kërkon të shesë një fotografi me presidentin e Amerikës. Dhe unë iu siguroj që po ta shikojë presidenti i Amerikës atë fotografi nuk e njeh se kush është ky çuni fare.

Tjetri del edhe thotë kam një plan kam një plan. Por mbrapa ka Pjetrin që vetëm çirret dhe ulëret.

Po kur del dhe ai Beni juaj dhe thotë që do t’iu jap njëmijë euro për bebe. Këta janë të gjithë një tufë artistesh cirku. Këta nuk kanë lidhje me çfarë ka nevojë ky vend sot. Nuk kanë lidhje. Votat për ta janë vota të hedhura në lum. Votat për ta nuk di duhen dreqit jo më Shqipërisë
", tha Rama nga Elbasani.

Ai ironizoi edhe premtimin e Ben Blushit se LIBRA do japë 1000 euro për çdo bebe. 

"Po kur del ai Beni e thotë do iu jap 1 mijë euro për bebe, keta nuk kanë lidhje fare", tha Rama. 

Në fjalimin e tij para mbështetësve Rama i është përgjigjur premtimeve të Lulzim Bashës sa i takon uljes së taksave. Kryeministri theksoi se nuk do ketë ulje taksash për biznesin e madh. 

“Nuk kanë për t'u ulur taksa e biznesit të madh sepse kush merr më shumë paguan më shumë.

Kush përpiqet të thotë të kundërtën është vetëm një gënjeshtar.

Një mësuese shumë mirë mund të bëjë llogaritë se sa taksa i paguante shtetit në 2013 dhe sa e paguan sot. Sa e kishte rrogën në 2013 dhe sa e ka sot.

Ne do të vendosim 600 million dollarë për rritjen e rrogave do të shkojnë për rritjen e rrogave.

240 dollatë për rritjen e pensioneve.

Ne 300 milje do jetë paga minimale.

233 milionë dollë për fermerët”
.

Batuta e Ramës: Basha sot kishte veshur pantallona të zeza, hap para
Një ditë pasi tha se vishej si llogaritar kooperative, me pantallona të bardha, Edi Rama ka thumbuar sërish sot Lulzim Bashën. 

Kryeministrit nuk i ka shpëtuar detaji i ndryshimit të veshjes nga kryedemokrati. Gjatë mitingut elektoral përmbyllës në Elbasan, Rama tha se sot Basha kishte veshur pantallona të zeza, duke bërë një hap përpara. 

"Sot kishte ndërruar pantallonat, se më mërziti duke u marrë me tutat e mia dhe thotë që unë tregoj barcaleta. Sot ishte veshur me pantallona të zeza, një hap i mirë përpara dhe për t'u vlerësuar.
 
Por Luli s'është gati për të kuptuar se çfarë i duhet këtij vendi”,
 theksoi Rama.  

Rama mori hak një ditë më parë nga Kashari, ndaj kritikave të Bashës i cili e ka komentuar për veshjen.

Rama tha se kreu i PD, Lulim Basha me pantallonat e dokut duket si llogaritar kooperative.

“Kush do ta mbajë veten me garjet të shkojë të votojë Lulin. Lulin e keni shalqi me provë në Tiranë. Se kështu i bukur… ma prishi pak qejfin me ato pantallonat prej doku, si llogaritar kooperative. Se merret me tutat e mija ai. Luli çuni i mirë është, jo më i miri, por nuk është çuni i keq”- tha Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset