Rama:Basha nuk votoi rezolutën
e PPE për t’u kthyer në kuvend

Rama:Basha nuk votoi rezolutën<br />e PPE për t’u kthyer në kuvend
Duke publikuar një fragment nga rezoluta e Partive Popullore Europiane, kryeministri Rama theksoi në Facebook, se PD nuk votoi pro saj.
 
“PPE inkurajojnë të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe në institucionet e vendeve të tyre respektive si edhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente”, thuhet në rezolutën që u miratua një ditë më parë në Kongresin e PPE-së në Maltë ku PD përfaqësohej nga kryetari Lulzim Basha.
 
Në këtë aktivitet Basha shprehu shqetësimin për zgjedhjet dhe kërkesën për qeveri teknike.
  
“Kush gënjen (6)
Rezoluta e Partive Popullore Europiane, për të cilën PD nuk e dha votën e saj:
“PPE inkurajojnë të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe në institucionet e vendeve të tyre respektive si edhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.
PPE thekson nevojën urgjente në Ballkanin Perëndimor, për të ecur përpara me reformën në drejtësi, me vendosjen e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të pavarur e transparent…”,
ka shkruar kryeministri në Facebook.

rama facebook

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja