Rama-Basha te Nishani ngrohin
atmosferën duke pyetur për familjet

Rama-Basha te Nishani ngrohin<br />atmosferën duke pyetur për familjet
Akuzat e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për njëri-tjetrin, nuk i tregojnë ata vetëm si kundërshtarë politikë, por shkojnë deri në armiqësi.

Në takimin që zhvilluan ditën e enjte në zyrën e Presidentit, Kryeministri dhe Kryetari i opozitës kanë qënë të shpenguar, në biseda tepër familjare, ku interesohen edhe për të afërmit e njëri-tjetrit.

Para nisjes së bisedimeve për ngërçin politik dhe për kushtet që kanë për njëri tjetrin, ata e kanë biseduar edhe për vëllezërit e tyre, ku në bisedë është përfshirë edhe Presidenti Nishani.

Më poshtë do të lexoni bisedën e Kryeministrit, Kryetarit të opozitës dhe Presidentit Nishani.

Rama: Po vëllai sa vjeç, është më i vogël?
Basha: Katër vjet.
Basha–Nishanit: Ti ke vetëm një vëlla?
Rama: Dy.
Nishani: Kam dy, unë jam i madhi. Unë kam qenë i pari. I dyti ka me mua 20 muaj diferencë.
Rama: Po i treti?
Nishani: Është 6 vjet më i vogël se unë.
Nishani: Iku në emigracion në Itali. Tani meret me biznes.

Nga bisedimet që Kryetari i opozitës dhe Kryeministri i vendit patën për njëri tjetrin nuk pati asnjë rezultat dhe situate politike mbeti sërish e njëjtë. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja