Rama-Basha vizitë në Bruksel, 
zbardhet axhenda e takimeve

Sot kryeministri Edi Rama është nisur për në Bruksel, ndërsa Report Tv ka zbardhur axhendën e takimeve. Edi Rama do të ketë rreth orës 18:00 një takim e Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk në kuadër të konkretizimit të axhendës evropiane të Shqipërisë dhe më pas të dy zyrtarët do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Të martën në mëngjes Rama do të marrë pjesë në konferencën “Miqtë e Evropës” ku marrin pjesë dhe vendet e tjera aspirante të Ballkanit Perëndimor. Rama do të takohet me Shefen e Diplomacisë Europiane, Mongherini, ndërsa pasdite do të jetë në takim me presidentin e PE-së, Antoinio Tajani dhe Presidentit e Komisionit Evropian, Juncker. 

Në Bruksel nuk ndodhet vetëm Rama, por edhe lideri i PD, Lulzim Basha, i cili do të marrë pjesë në samitin e PPE, ku marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.

Sipas PD, Basha do të ketë takime të veçanta me përfaqësues të lartë të politikës europiane, për të diskutuar për situatën politike dhe ekonomike të Shqipërisë dhe veçanërisht rreth sfidave të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.​

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar