Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për pastrim parash lidhur me projektin e investimeve 1 miliard dollarë.
Rama solli sërish në vëmendje emrat e ndërtuesve që kanë marrë tenderë për ndërtimin e rrugëve, ndërsa për herë të parë zbuloi emrin e biznesmenit Rrok Gjoka që ka marrë me koncesion ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Sipas Ramës, Gjoka është financues i PD-së dhe ka marrë tenderë edhe nga Lulzim Basha në Bashkinë e Tiranës.
Kryeministri përmendi dhe një biznesmen tjetër pranë PD-së, Bashkim Ulajn, i cili gjithashtu po ndërton një segment të rëndësishëm rrugor. Dhe pyetja e Ramës për Bashën ishte se paratë e kujt po pastrojnë këta biznesmenë të afërt me selinë blu.
“Kë rrugë mbaruat ju, Rrugën e Kombit që do 150 mln euro. Rrugën e Arbrit?
Flisni për pastrim parash me rrugët, me ndërtimin e rrugëve. Rrok Gjokën e njihni? Ju të Republikës së Re mos shihni, se nuk e njihni, e kam me këta të Republikës së Vjetër. Ai është themeltar i PD. Sponsor i PD në çdo fushatë elektorale. Është përfitues i tenderëve të kryetarit aktual të PD kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ato para po pastron? Rrok Gjoka do i pastrojë paratë? Paratë e kujt, paratë e lumit që nuk iu merr juve dhe t'ju nxjerrë të larë. Paratë e pikës që s'u bie që merreni me këto lloj gjërash.
Rrugën tjetër, për në drejtim të Thumanës, po e ndërton Bashkim Ulaj. Kush është Lulëzim, më shih në sy, kush është Bashkim Ulaj? Projekti 1 mld do bëhet, doni apo nuk doni ju. Puna juaj është kjo, eja këtu, bëj muhabet këtu, shih orën që s'mbaron, dil mbrapa, këta jeni ju, jeni të marrë fund. Bashkim Ulaj, njeriu që rindërtoi SHQUP-in dhe ta bëri ty gati”, tha Rama.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.2%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5332
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë
22 Dhjetor, 22:45
-
VIDEO/ Juventusi mposht 1-2 Monzën dhe rigjen fitoren pas katër barazimeve
22 Dhjetor, 22:42
-
Rrugorja intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve, drejtori Qato apelon të respektohen rregullat gjatë fluksit të fundvitit
22 Dhjetor, 22:39
-
Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit
22 Dhjetor, 22:25
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt, edhe ai është dakord
22 Dhjetor, 21:52
-
VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes
22 Dhjetor, 21:27
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Serbi/ Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian (VIDEO)
22 Dhjetor, 21:18
-
VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane
22 Dhjetor, 21:10
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor, 21:09
-
GOLAT/ Dortmund fiton 1-3 kundër Wolfsburg, Bochum merr fitoren e parë në Bundesligë
22 Dhjetor, 21:08