Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka thumbuar raportet miqësore mes Presidentit Ilir Meta me PD-në, kjo pas edhe qëndrimeve të përbashkëta si opozitarë të demokratëve dhe LSI-së. 

Gjatë debatit për përbytjet, Rama iu kërkoi deputetëve të PD ta marrin me qetësi, ndërsa citoi shprehjen e Metës "me qetësi dhe dashuri". Rama shtoi se Presidenti ndodhet mes demokratëve me shpirt. "Merreni me qetësi dhe dashuri, siç ka thënë presidenti, që edhe pse nuk është këtu, ndodhet mes jush me shpirt", tha Rama duke iu drejtuar deputetëve të PD. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com