Rama ka qenë duke folur në foltore për skemën e ndihmës ekonomike, kur deputetët e PD kanë ndërhyrë nga salla. Rama i është drejtuar deputetit të djathtë, Bardh Spahisë, duke e quajtur ‘Pavaroti’ dhe duke i kërkuar të vazhdojë fjalën e tij.
“Pavaroti, të vazhdoj unë? Faleminderit shumë, e çmoj”, i tha Rama deputetit demokrat.
Nga ana tjetër, nuk mungoi dhe ironia e Ramës me deputetin Flamur Noka, ku kryeministri i ka thënë se ai vjen nga katedra dhe nuk duhet të bëhet si ata të pyllit, që flasin vend e pa vend.
“Profesor, vjen nga katedra, nuk vjen nga pylli. Lëri ata të pyllit të flasin, ti je i katedrës. Kur të mbaroj hajde fol këtu, por jo si ata të pyllit”, i ka thënë Rama Nokës.
d.c./shqiptarja.com