Rama batuta në Sofje:Në rajonin
tonë nuk është vetëm Merkel,por...!

Rama batuta në Sofje:Në rajonin<br />tonë nuk është vetëm Merkel,por...!<br>
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Sofje të Bullgarisë, ku mori pjesë në konferencën “Integrimi më i fuqishëm rajonal i Ballkanit”. Në fjalën e tij, Rama nuk ka lënë pas edhe batutat, ku mes rreshtave ka shkaktuar të qeshura te të pranishmit.

Kryeministri shqiptar falënderoi homologun e Bullgarisë, vend në të cilin do të zhvendoset Presidenca e Bashkimit Evropian nga janari i 2018, duke i thënë se tani duhet të kuptojnë se në rajonin tonë nuk është vetëm Angela Merkel e Gjermanisë, por edhe Bojko Borisov.

“Faleminderit Bojko për këtë mbledhje këtu dhe ju duhet të kuptoni që tanimë në rajonin tonë nuk është vetëm Merkel, por edhe ju tek i cili do të shohim të paktën 6 muajt e ardhshëm, ndaj jeni i detyruar të jeni të suksesshëm”, tha Rama.

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti