Rama: BE e lodhur nga zgjerimi,
Ballkani është i lodhur nga durimi

Rama: BE e lodhur nga zgjerimi,<br />Ballkani është i lodhur nga durimi
Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE që të mos ngurojnë në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa merrte pjesë në takimin vjetor mbi Ballkanin që organizohet nga Miqtë e Europës, Rama tha se 100 vjet pas përfundimit të Luftës së parë Botërore, në Ballkan mbretëron paqe, ndërsa me “marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve nga Kosova, më nuk ekziston çështja kufitare”.

Duke folur në një tubim për Ballkanin Perëndimor, Rama, po ashtu, tha se në rajon mbretëron një bindje se Bashkimi Evropian, në raport me pranimin e anëtarëve të ri, “më tepër është i drejtuar nga aspekti taktik se sa ai strategjik”.

rama

“Çdokush duhet ta dijë se paqja në Ballkan nuk ka ardhur se ne jemi shndërruar në engjëj, por ka ardhur pasi ne të gjithë ishim gati të shkojmë përtej së kaluarës sonë, në emër të Evropës”, deklaroi  Rama. Duke iu referuar lodhjes së zgjerimit në BE, shefi i qeverisë shqiptare tha se edhe Bashkimin Europian duhet ta kuptoje lodhjen nga durimi të Ballkanit.

"Ne e kuptojmë lodhje e zgjerimit të BE-së, por nga ana tjetër BE-ja duhet të kuptojë që në Ballkan ka lodhje nga durimi.  Ne po përballemi me sfida të mëdha në vendet tona por, për herë të parë, ka një ndjenjë se ne po përballemi me ato së bashku”, deklaroi Rama.

Këtë takim e kanë bojkotuar përfaqësuesit e Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë. Rama tha se për situatën në Ballkan flet edhe fakti se si kryeministër i Shqipërisë, për herë të parë e ka vizituar Beogradin, në 68 vitet e fundit.

Rama: Mënyra më e mirë për të trajtuar problemet, krijimi i një Europe strategjike
Kryeministri Rama, në ditën e dytë të vizitës së tij, në Bruksel  iu adresua me një fjalë  Samitit “Axhenda BE-Ballkani Perëndimor 2015-2020” që organizohet nga “Miqtë e Europës. Kryeministri theksoi në fjalën e tij se mënyra më e mirë për trajtimin e problemeve që hasen sot në BE  është gjenerimi i një Europe strategjike, dhe se Europa duhet të mirëpresë bashkimin me Ballkanin, duke mbështetur e përshpejtuar proceset integruese të vendeve përkatëse.

“Bashkimi është gjithnjë e më shumë taktik dhe gjithnjë e më pak strategjik. Unë mendoj që mënyra më e mirë për të trajtuar problemet që hasim sot, nuk është performanca e një Europe taktike por krijimi i një Europe strategjike. Ajo që shikoni sot si një histori të madhe suksesi në Ballkan mund të shndërrohet në një makth të vërtetë nëse Europa nuk do të kuptojë se është koha që të bashkohet me Ballkanin. Sigurisht që ne nuk mund t’i shmangim detyrat por në të njëjtën kohe nuk mund të ushqejmë shpresat dhe ëndrrat e njerëzve për Europën me kapitujt e integrimit. Njerëzit nuk do të jenë të gatshëm vërtet për të vijuar vit pas viti duke dëgjuar se ia dolëm me sukses në kapitullin 23, tani kemi kapitullin 24 dhe vitin tjetër kemi kapitullin 36.

Kryeministri ftoi institucionet e BE për të bashkëpunuar paralelisht, në drejtim të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Unionin Europian, pasi nevoja për afrim mes Evropës dhe Ballkanit është e ndërsjellë. “Ne duhet të bëjmë diçka, unë besoj fort se sot më shumë se kurrë Europa ka nevojë për Ballkanin po aq shumë sa Ballkani ka nevojë për Europën. Sot më shumë se kurrë është thelbësore për Europën që të zgjerohet në drejtim të Ballkanit, sepse unë mund ta kuptoj lodhjen e zgjerimit por dhe Europa duhet të kuptojë lodhjen e durimit. Lodhja e durimit në Ballkan nënkupton diçka shumë të nxehtë”.

Ndrësa Europarlamentari Kukan shprehu angazhimin  për të punuar bashkarisht në drejtim të integrimit të vendeve të Ballkanit,  duke theksuar se këto vende  duhet të mbajnë mirë parasysh 3 fushat kryesore që janë, sundimi i ligjit, sistemi gjyqësor dhe ekonomia. “Pikë së pari, të dyja palët mund të përforcohen vetëm kur të mund të japin rezultate, vendet në rajon dhe ne në Bashkimin Europian. Ne nuk mund të zmbrapsemi nga angazhimi ynë. Ne duhet të jemi shumë serioze dhe Ballkani Perëndimor ka 3 fusha që janë më të rëndësishmet: sundimi i ligjit, sistemi gjyqësor dhe ekonomia.”

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim