Rama: Berisha 3 leje në ditë 
po me pyllin çfarë inati kishe?!

Rama: Berisha 3 leje në ditë <br />po me pyllin çfarë inati kishe?!
TIRANE - Ndërsa i ka kthyer sërish përgjigje akuzave të opozitës për koncesionet, kryeministri Edi Rama ka dhënë një shifër të lejeve që qeveria Berisha ka dhënë për shfrytëzimin e pyjeve kur ishte në pushtet. Nga foltorja e Kuvendit shefi i mazhorancës tha se të djathtët kanë dhënë mbi 2 mijë lejë, respektivisht 3 leje në ditë, ndërsa qeveria e majtë në 2 vitet e pushtetit ka dhënë vetëm 27 leje për shfrytëzimin e pyjeve. Rama ironizoi me origjinën veriore të ish-kryeministrit Berisha duke u shprehur: 

"Nuk arrij ta kuptoj, po me pyllin cfarë inati kishe? Të paktën në marrëdhënien me pyllin duhet të ishe luajal, se pyllin e  njohe para nesh, dhe pasi dole nga pylli nuk duhej t'i vije sopatën pyjeve", - tha Rama. 

Kryeministri vijoi më tej duke akuzuar qeverinë e shkuar për koncesionet abuzive të dhëna ndër vite, pa studim dhe në kurriz të xhepave të qytetarëve shqiptarë.

"Koncesioni për skanimin e kontenierëve: Mënyra krejtësisht e papërgjegjshme dhe shpërdorimi krejtësisht abuzi i vullnetit sovran të parlamentit për ta certifikuar atë koncesione  ka bërë të pamundur zhbërjen e tij. Por ne me këmbëngulje e kemi rinegociuar koncesionin e skanimit të kontenierëve për të lehtësuar sipërmarrjen e cila ishte e gatshme të ngrihej e gjitha në këmbë për ta kundërshtuar. 

Koncesioni për pullat fiskale: I vutë shqiptarëve taksë 10 % shqiptarëve edhe për një kokërr aspirinë. Një koncesion i bërë si në ato vendet më të pazhvilluara të Afrikës, ku qeveria mendon vetëm sesi të pasurohet dhe të sigurojë vazhdimësinë e pasurimit edhe pas ikjes së vet duke marrë peng shërbimet. Në këtë koncesion përsëri e rinegociuam. Sot taksa e sëmundjes, e ilaçeve, e çdo aspirine është hequr që ditën e parë. 

Tre kontratat koncesionare në portin e Durrësit: Ato janë zaptim "tokë e xanun" në portin strategjik të Shqipërisë. Tokë e ndarë mes ballistësh që bëjnë si gjermanë. Dhe nga ana tjetër, kanë krijuar një territor, është bërë porti i Durrësit si të ishte një Bosnje ekonomike, luftë mes koncesionarëve, me autoritetin portual, dhe ata që duan të marrin shërbime nga koncesionari. 

Koncesioni skandaloz për kontrollin e automjeteve: Të gjithë shqiptarët që shkojnë atje jo që nuk shohin ndonjë ndryshim nga koha kur e administronte vetë shtetit, por përkundrazi paguajnë më shumë. Për tu kthyer mbrapsht një shërbim shumë më të keq. 

Jeni kaq të paaftë saqë dhe kur doni të kuptoni, nuk kuptoni dot. Ju mendoni se cdokush që merr përsipër të marrë një partneritet me privatin ka mbas qëllimet tuaja. Harrojeni, harrojeni. 

Koncesionet për HEC me 6 kontrata të lidhura nga ne deri tani. Kemi lidhur vetëm 6 kontrata dhe asnjë nga ato nuk ka detyrime të shqiptarëve për t'ua blerë atyre privatëve energjinë me tarifë fikse pavarësisht se si është tregu. E kuptoni ç'keni bërë, ne i kemi akoma në kurriz. Qeveria ka përgjegjësinë, por qytetarët barrën, se do paguajnë me taksa. Hidrocentale të bëra pa asnjë studim që i kanë marrë tokat qytetarëve, i marrin të gjithë ujin. Pa llogaritur hidrocentralet që kanë shkatërruar pyjet.

Tre kontrata ka bërë Ministria e Shëndetësisë për partneritet publik-privat. Kjo qeveri mund të ketë të meta, kjo qeveri ka bërë edhe gabime, por kjo qeveria ka meritën që i është kundërvënë dhe i ka vënë kufirin mafies së ilaçeve, dhe mafies që kishte kapur për fyti sistemin e shëndetësisë. 30 % ilaçe më të lira. I vetmi vend në rajon dhe me siguri në klubin e vendeve më të prapambetura të botës, se për 20 e kusur vite nuk arriti të ndërtojë asnjë bazë të dhënash.

CheckUp: Qeveria e kishte tarifën për një person të pasiguruar për të bërë analizat, 50 e 1 mijë e disa qindra lekë. E dini se sa kushtojnë të njëjtat analiza në spitalet private? Kushtojnë 80 mijë lekë. Ne ju kursejmë atyre kosto të mëdha, shmangim qindra vdekje nga injoranca, dhe nga ana tjetër krijojmë kushtet për protokolle të domosdoshme shëndetësore". 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur