Rama, Berisha, Basha, Tahiri dhe
Habilajt bashkë në një ‘film’/ VIDEO

Rama, Berisha, Basha, Tahiri dhe<br />Habilajt bashkë në një ‘film’/ VIDEO<br>
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video në versionin e një “filmi” të shkurtër me titull “Historiku i qeverisë Rama nga 2013 deri më 2018”.

Pjesë e këtij ‘filmi’ janë kryeministri Rama, ish-kryeministri Berisha, kreu i PD Lulzim Basha, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, por edhe personazhe të botës së krimit si Habilaj e Balili.

Pikërisht këta të fundit, sipas Balliut janë historia e vërtetë e krimit në pushtet. “Kjo është historia e vërtetë e krimit në pushtet. Qeveria e Ramës dhe bandave të narkotrafikut” shkruan deputeti i PD në statusin që e shoqëron me videon.

‘Filmi’ i deputetit të PD është përqendruar te porositë e Ramës për ministrat, por edhe komunikimin e tij me Habilajt dhe Balilajt, gjithmonë sipas Klevis Balliut.

PD dhe opozita në tërësi akuzojnë qeverinë Rama si të lidhur me krimin dhe drogën, ndërsa kjo nuk është herë e para që deputetët e djathtë ironizojnë qeverinë me në krye Ramën përmes animimeve të ndryshme.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset