14 Maji/ Berisha dhe Alibeaj mbyllin fushatën në kryeqytet. Rama bën takimet e fundit në Shkodër dhe Durrës

Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit ka hyrë në javën e fundit dhe të premten, Edi Rama ka rezervuar takime në Shkodër dhe Durrës.

Në Shkodër takimi përmbyllës do të mbahet rreth orës 16.30 ndërsa në Durrës në orën 19.00 qytet i cili do të përmbyllë edhe fushatën e selisë rozë. Në Tiranë fushata përmbyllëse do të mbahet në sheshin Skënderbej, ditën e enjte në orën 19.00.

Ndërsa Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha kanë rezervuar takime në kryeqytet. Të dy kanë vendosur që fushatën ta përmbyllin në takime me mbështetësit në Tiranë.

Gjatë kësaj fushate, PS, PD dhe koalicioni Berisha-Meta, fokusin e madh e kanë pasur për Tiranën ku Erion Veliaj garon nën siglën e PS për mandatin e tretë si kryebashkiak, Roland Bejko nën siglën e PD dhe Belind Këlliçi nën siglën e koalicionit opozitar.

 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 09/05/2023 09:41

    Po Edi thot qe Shkodra eshte e pamundur te fitohet nga PS-ja...cfar ben prap ne Shkoder?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren