Rama: Berisha do t'i shesë
HEC-et për të mbajtur pushtetin

Rama: Berisha do t'i shesë<br />HEC-et për të mbajtur pushtetin
TIRANE- Partia Socialiste deklarohet kundër privatizimit të 4 hidrocentraleve dhe akuzon Berishën se po shet pasurinë kombëtare për të siguruar qeverinë e tij.

Rama tha se kundërshton me forcë dhe nxjerrjen në privatizim të 4 hidrocentraleve, Ulza, Shkopeti, Bistrica 1 e Bistrica 2 duke akuzuar kryeministrin se po përdor pasurinë e shqiptarëve si “një plaçkë për tu shitur badiava” dhe se “po shet të ardhmen për të siguruar të tashmen”

“Duke marrë parasysh cmimin e tregut, potenciali vjetor mbërrin në 22. 8 mln euro nëse privatizimi bëhet në fuksion të mirëqënies, atëherë nuk ka asnjë arsye të privatizohet”- tha Rama.

Sipas kryesocialistit, privatizuesit e këtyre HEC do mund ta nxjerrin shpenzimin e blerjes në 7-8 vjet, duke e bërë këtë privatizim një investim me normë fitimi deri në 15%, ndërkohë që paratë që do marrë do funksionojnë si borxh i jashtëm.

Rama u ndal dhe të pr/buxheti duke e quajtur një temë të nxehtë. Sipas tij shqetësimet për situatën ekonomike është konfirmuar edhe nga ndërkombëtarët, dhe paralajmëroi se nëse Shqipëria po shkon drejt humnerës nëse nuk merren masat drastike të propozuara nga PS, për tu mbrotjur nga stuhia. Propozimet e PS-së janë heqja e tvsh për bukën, qumështin e ilacet si dhe ulja e çmimit të energjisë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS