TIRANE - “Zgjedhja e 23 qeshorit është shumë e qartë kush e do pushtetin në qafë të votojnë Saliun, kush e do në krah të votojë PS.. Ndajeni mendjen, doni punë vetë, hiqeni atë nga puna. Thotë komunistët, etërit. Ky xhiro me varkën e bllokut dhe thotë rreziku na vjen nga Artan Gaci.” u tha Rama banorëve të Kasharit të mbledhur në këndin e fjalës paraditen e sotme.
“Gjyshi me antiplumb gjithmonë ka qenë pakicë, kurrë shumicë, nëse i referohemi 1990-1991 ishte shumicë e popullit shqiptar për demokraci e jo shumica e gjyshit, të githë duhet të bëjnë detyrimin demokratik që të votojnë e të marrin e vete dhe një tjetër të votojnë”- u tha më tej Rama banorëve, mes të cilëve ishin dhe banorë të pushuar nga puna për shkak të bindjeve politike. Këtyre të fundit Rama i premtoi: “Kush është larguar nga puna për shkak të politikës së verbër destruktive të Saliut e ka në dorë vendimin e gjyqit do rikthehet në punë.”
Rama akuzoi Berishën se po shpif dhe sulmon opozitën në lidhje me programin e taksimit.
"U thotë 95 % e shqiptarëve s’do paguajnë taksa dhe këta 5 % që janë të pasur të na ikin nga Shqipëria. Asnjeri nuk ka pse të ikë nga Shqipëria, kur nuk ka probleme të rënda me korrupsionin, nuk ka grabitur pronat e të tjerëve dhe nuk ka vënë pasuri të patundshme duke vjedhur popullin kush i ka bërë kanë aryse të ikin, të tjerët jo. Ne nuk themi 95% e shqiptarëve s’do paguajnë taksa, se kemi thënë kurrë, por themi që 95 % e shqiptarëve sot mbajnë barrën e madhe të pagesës së taksave më shumë se ata që janë më të pasur, ne themi kush fiton më pak do paguajë më pak. Sot një ushqimore paguan më shumë taksa se Sheratoni. Ne themi do i ulim taksat 95 % e shqiptarëve. një kryeminsitër që flet kështu është personazh që i trajton popullin e vet si dele e kërkon t’i budallallepsi sa të mundet duke deformuar deri në shpërfytyrim fjalët që thotë kundërshtari, dhe duke u përpjekur ta bëjë gogol, gjyshi me antiplumb mund të ketë frikë nga gogoli por nuk mund të ketë frikë populli shqiptar. Taksa e sheshtë është katastrofë për shtresën e mesme dhe e mbyti biznesin e vogël. Ne do ta heqim."
FAMILJET NE FSHAT KANE NISUER TE BLEJNE CIFTE
Lidhur me sigurinë kreu i PS-së tha se mungesa e shtetit ka rritur numrin e grabitjeve me dhunë dhe vrasjeve dhe familjet në fshat kanë nisur të blejnë çifte.
"Janë 2-fishuar grabitjet me dhunë, vjedhjet e banesave; Katërfishuar vrasjet, se s’ka shtet, se kupola e Ministrisë së Brendshme është e lidhur me krimin. Familjet në fshat kanë nisur të blejnë çifte. Policia s’del as në telefon, kur vjen kërcënimi, familja o burra vllazëria komshiu të fortët e lagjes, ndërtojnë çetën e vet. Pse se nuk ka shtet. Makinën ja vodhën dhe ministrit këta. Saliu na tregon NATO-n, sikur e ka themeluar ky NATO-n. Ky 25 vjet sekretar partie ka bërë luftë me NATO-n. Vazhdon i gënjen disa, ca me idenë se jam nga veriu, jeni nga veriu, ky është njeriu jonë. Ç’domethënë njeriu jonë, ai është kryeministri që duhet t’ju gjeje punë. Ndajeni mendjen, doni punë vetë, hiqeni atë nga puna. Thotë komunistët, etërit. Ky xhiro me varkën e bllokut dhe thotë rreziku na vjen nga Artan Gaci.
HISTORIA E DREJTORIT TE BURGUT QE IA GJETEN MAKINEN TE BURGOSURIT
Për të treguar mungesën e shtetit Rama tregoi dhe historinë e drejtorit të burgut të cilit i kishin vjedhur makinën.
“I vjedhin makinën drejtorit të burgut.- Është e vërtetë kjo- shkon në polici e i thotë se i vodhën makinën. Prit e prit, s’gjeti gjë. Policia i thoshte sa makina vidhen këtu, ku ta gjejmë makinën ne. Mblodhi të burgosurit, e iu tha nëse nuk më gjeni makinën nuk keni liridalje.
Shef të gjejmë një tjetër- i thanë të burgosurit
Jo dua makinën time ose asnjëri s’merr leje.
Për tre ditë makina te dera e burgut.
LEGALIZIMET, ISHIN 250 MIJE U BENE 400 MIJE
Rama akuzoi qeverinë për mashtrim për legalizimet
“Kanë qënë 250 mijë, janë bërë 400 mijë. Jane 8% Shaban tapi që nuk i duhen dreqit, në hipotekë tapi janë më pak se 5%” nënvizoi Rama.
QEVERISJA S'ESHTE SFIDE E LEHTE
Rama thotë se është i vetëdijshëm që qeverisja pas 23 qershorit nuk është sfidë e lehtë, për shkak se njerëzit kanë shumë halle e papunësia është shumë e madhe, por duhet të ndalim rrugën e rrënimit për të kthyer Shqipërinë.
“Jemi të vetëdijshëm që kjo nuk është një sfidë e lehtë. Njerëzit kanë shumë halle. Papunësia është tmerr. Ne duam të hapim rrugën për punësimin e njerëzve. Sot dy në tre të rinj janë pa punë. Një në dy 15-vjeçarë janë analfabet funksionalë. Ky është një problem shumë i madh përsa i përket punësimit. Po nuk rilindi fshati, nuk ka rilindje për ekonominë. Po nuk iu rikthyem punës në fshat, ne nuk jemi askurrkund. Duhet t’i kthehemi shumë fort fshatit, duhet të garantojmë ushqimin për këtë popull. Për mua është turp që këtu ka familje që nuk mbushin dot barkun me bukë, në mes të të mirave që i ka dhënë Zoti këtij vendi. Kjo ka të bëjë me mungesën e shtetit, nuk ka të bëjë me ndonjë shpikje të madhe. Eshtë e rëndësishme të kuptohet se në 23 qershor nuk do të hiqni gjyshin që është bërë si pikëpyetje, se duhet të mbajë dhe antiplumbin në qafë, dhe të më vendosni mua si pikëçuditëse e gjatë. Eshtë fati i një gjenerate. Në do ta ndalim rrugën e rrënimit në 23 qershor, do përveshim mëngët dhe do kthejmë Shqipërinë në punë”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com